Bota

Sindroma e Havanës “prek” CIA-an

Mes të prekurve nga e ashtuquajtura “sindroma Havana” janë edhe rreth 100 oficerë të CIA-s dhe familjarë të tyre. Drejtori i CIA-s, William Burns, e konfirmoi këtë gjatë një interviste në Radion Publike Kombëtare. Ai tha se CIA po heton mbi shkakun e sëmundjes misterioze, simptomat e të cilës janë kryesisht migrenë, marrje mendsh dhe humbje kujtese.

Në krye të njësisë që po heton sindromën e Havanës është vënë një oficer i lartë i CIA-s, i cili vite më parë ka drejtuar operacionin për kapjen e Bin Ladenit. Numri i personelit mjekësor të përfshirë në këtë ekip është trefishuar.

Lexo më shumë  Të pasurit që po ikin nga “qeveria shtypëse” në Serbi po shkojnë drejt Malit të Zi

Sëmundja misterioze e mori emrin Sindroma e Havanës sepse fillimisht u raportua nga zyrtarët amerikanë me seli në ambasadën e SHBA në Kubë në 2016.

Burns thotë se një panel i Akademisë Kombëtare të Shkencave të SHBA-së në dhjetor zbuloi se një teori e besueshme për shkakun e saj mund të jenë rrezet e “energjisë së drejtuar”.

Ai tha se ka një “mundësi shumë e fortë” që sindroma të jetë shkaktuar qëllimisht dhe se pas kësaj mund të jetë Rusia, megjithatë për këtë duhet pritur përfundimi i hetimeve. Ndërkohë, nga ana tjetër Rusia hedh poshtë çdo mundësi përfshirjeje.

Lexo më shumë  Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *