Lajme

Sinani: Arifi dhe Salihu po kontribuojnë që parlamenti i Serbisë të mbetet pa asnjë deputet shqiptar

Ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka akuzuar kryetarin aktual Shqiprim Arifin, që e rrëzoi nga qeverisja lokale dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal, Sami Salihun, se po kontribuojnë që parlamenti i Serbisë të mbetet pa asnjë deputet shqiptar.

Kjo pasi sipas saj, pasi dështuan vetë në zgjedhje parlamentare, Arifi dhe Salihu nuk po ftojnë qytetarët me të drejtë vote ta votojnë listën e vetme që ka ende mundësi t’ia sigurojë shqiptarëve një mandat në parlament.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti në Davos me homologun lituanez, diskuton për mundësitë e rritjes së investimeve në sektorin e energjisë

“Pra, Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu po kontribuojnë realisht që parlamenti i Serbisë të mbetet pa deputet shqiptarë. Pra, Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu po thonë realisht: ‘Më mirë të flasin në Beograd deputetë anti-shqiptarë nga Serbia se një deputet shqiptar’. Pra, Shqiprim Arifi dhe Sami Salihu po dëshmojnë realisht se për mision kryesor kishin ta shuajnë zërin shqiptar në parlamentin e Serbisë. Sidomos si të Shaip Kamberit”, ka shkruar ajo në Facebook.

Lexo më shumë  Takoi kryediplomatin norvegjez, Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *