Bota

Simboli i lakmisë së korporatave – “Shqiptari më i urryer në ShBA” del nga burgu

Sipërmarrësi shqiptar i “Pharma Bro”, që rriti çmimin e një medikamenti kundër HIV-it dhe u bë simbol i lakmisë së korporatave në Wall Street është liruar nga burgu. Në një deklaratë të mërkurën nga Byroja Federale e Burgjeve, thuhej se Martin Shkreli ishte vendosur drejt një banese ish-të burgosurish në gjendje gjysmë-lirie për të vazhduar atje dënimin e mbetur.

Sipas raportimeve, Shkreli është liruar para kohe pasi është sjellë mirë në burg dhe pasi ka përfunduar programet e edukimit dhe rehabilitimit, ndërkohë që ishte në burg.

Lexo më shumë  Radev: Rruga e Maqedonisë së Veriut për në Bruksel kalon nëpër Sofje

“Mund të konfirmojmë transferimin e Martin Shkrelit më 18 maj 2022, nga Institucioni Federal Korrektues (FCI) Allenëood Loë në izolimin e komunitetit të mbikëqyrur nga Zyra e Menaxhimit të Rikthimit në Rezidencë Banesore (RRM) të Byrosë së Burgjeve (BOP) në New York,” thuhet në deklaratë.

“Kam kënaqësinë të raportoj se Martin Shkreli është liruar nga burgu i Allenwood dhe është transferuar në një BOP në gjysmë të rrugës pasi kishte përfunduar të gjitha programet që lejuan shkurtimin e dënimit të tij me burg”, tha Avokati i tij, Benjamin Brafman duke konfirmua lirimin e tij.

Lexo më shumë  Parlamenti kroat miraton qeverinë e Plenkoviçit. Ja partneri qeverisës i kryeministrit kroat

Shkreli pritet ta mbarojë vuajtjen e dënimit në 14 shtator 2022. Kujtojmë se ai në fillim të këtij viti u përjashtua përgjithmonë nga industria farmaceutike dhe u gjobit me 64.6 milionë dollarë nga një gjykatë amerikane pasi Komisioni Federal i Tregtisë dhe shtatë shtete ngritën një çështje kundër tij.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *