BallinaKuriozitete

Sikur vijnë nga një botë tjetër, kostumet e njerëzve të malit në Sardenjë

Përgjatë shekujve, mungesa e kontaktit me botën e jashtme ka bërë që zakonet dhe identiteti i banorëve të ishullit të Sardenjës të ruhen me rigorozitet.

Marina Spironetti është një fotoreportere që e njeh mirë zonën, për shkak të origjinës së të ëmës nga Sardenja. Përgjatë viteve të fundit ajo ka dokumentuar veshjet e një zone malore të ishullit, të quajtur Barbaxhia (Barbagia), të famshme për maskat dhe kostumet që duket sikur vijnë nga një botë tjetër.

Të gjitha fotot i ka publikuar në një libër të titulluar “Pa det”, ku tregohet historia tjetër e Sardenjës, që më së shumti në botë njihet për plazhet e mrekullueshme dhe turizmin luksoz. Për të, mali është “zemra” e ishullit, por edhe pjesa më pak e njohur dhe më e paprekur.

Një pjesë e librit i kushtohet maskave të Barbaxhias janë të lidhura me rite të lashta agrare, ku adhurohet vdekja dhe rilindja e natyrës. Ndërsa në pjesën tjetër dokumentohen përmes fotografive kostumet tradicionale të grave të ishullit.

Shfletoni galerinë e mëposhtme për të parë disa prej fotove më të bukura, të shkëputura nga libri i saj.

Rruga Press

YouTube player