Bota

Sikur të ishin snajpëristë, artileria ukrainase godet me precizitet pozicionet ruse në Chsiv Yar – pamje nga fushëbeteja

Rojat kufitare të Ukrainës po godasin rëndë rusët me artileri – duke shfaqur precizitet të paparë në Chasiv Yar të rajonit të Donetskut.

Pamjet e publikuara nga rojat kufitare të Ukrainës e dëshmojnë këtë.

Në video shihet sesi ukrainasit godasin me artileri pushtuesit rus në frontin e Bakhmutit – madje preciziteti ishte aq i madh sa që u godit edhe dritarja e objektit brenda të cilit ishin fshehur rusët.

Lexo më shumë  Von der Leyen bën thirrje për kufizimin e mediave sociale për fëmijët në BE: Nuk janë lodra

“Dy topa të kalibrit 105 mm. Ka ditë kur 90 predha artilerie shkrepen. Dhe funksionojnë për mrekulli, janë si një lloj snajperi të artilerisë”, tha njëri nga ushtarët ukrainas në video.

Lidhur me këtë sulm mbi trupat ruse ka reaguar edhe Kremlini, duke pranuar se kishin pësuar humbje si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake.

Lexo më shumë  Franca i jep Ukrainës licenca për prodhimin e raketave dhe i shet 16 avionë Rafale
YouTube player