Lajme

Siguria e fëmijëve në internet: Mungon mbikëqyrja, janë trefishuar faqet me përmbajtje të padëshiruar

Fëmijët shqiptarë nuk mbikëqyren në internet dhe numri i faqeve me përmbajtje të dëmshme për ta është trefishuar në raport me periudhën e para pandemisë. Alarmi për rritjen e rasteve të dhunës e ngacmimeve seksuale ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve në Shqipëri evidentohet ne raportin e Linjës Kombëtare për Internet të Sigurt dhe Qendrës për Mbrojtjen e të drejtave të Fëmijëve.

“Përdorimi i internetit dhe moskontrolli i përdorimit të internetit nga fëmijët krijon momente shumë të vështira për fëmijët, ku predatorët e ndryshëm arrijnë të aksesojnë gjënë më të shtrenjtë që ne kemi, që janë fëmijët”, shprehet ministrja Muzhaqi.

Lexo më shumë  Kurti për “The Times”: Në Ballkan kemi një Rusi të vogël, që është Serbia

Sipas raportit, janë mbi 2800 faqe me përmbajtje të dhunës seksuale, ndërsa djemtë janë ata që raportojnë më shpesh. Tirana rezulton si qyteti me numrin më të lartë të rasteve.

“Gjysma e të gjitha ankesave vijnë nga Tirana që është gjysma e popullsisë po të krahasojmë shifrat me ata që jetojnë në vend dhe ndiqet nga Elbasani, Fieri, Vlora, Shkodra, Durrësi dhe Peqini që del më 4”, thotë Hazizaj.

Për të thjeshtuar edhe më shumë rrezikun që vjen nga krimet dhe dhuna seksuale në internet, Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve tregon edhe shifrat e fitimeve nga pedofilia Online.

“Janë 115 miliardë të ardhura nga krimet seksuale në të gjithë botën. Vendin e parë e zë Amerika Latine, Azia dhe pastaj Europa. Këto shifra janë alarmante”.

Nga të dhënat e publikuara rezulton se në platformën Instagram ndodhin më shumë incidente ndaj fëmijëve, ndjekur nga YouTube dhe Facebook.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *