Opinion/Aktualitet

Si veprojnë mediat gjatë luftës?

Shkruan Daut Dauti

“I mbushëm anijet tona plot me birrë britanike dhe me plumba

E mobilizuam marinën dhe i urdhëruam marinarët

Lundruam dy javë deri mbërrimë në ishujt Falkland

Për t’i mbushur mend argjentinasit e mallkuar

Maggie Thatcher u zgjua në mes të natës

Ajo dëgjoi se argjentinasit pe lypin belanë luftës

E mblodhi kabinetin dhe u takua me deputetët

Dhe e dërgoi mburrjen e Britanisë në ujërat e trazuara të detërave të jugut”.

Ky është refreni i këngës që e këndonin ushtarët britanikë gjatë Luftës së Ujdhesave Falkland që u zhvillua në vitin 1982.

Ndërkohë, në Londër, kur ushtria po nisej për luftë, titujt e gazetave, sidomos tablloideve ishin këto: “Futjani [në bythë] huntës argjentinase”, “Vritni të gjithë argjitë [argjentinasit]”, “Prit se jam t’u ardhë”.

Lexo më shumë  A është çmendur Ilir Meta?

Kur mbërrini ushtria britanike në Falklands, titujt ishin: “T’zuna”, “Vrite një argjentinas dhe fito një drekë falas”, etj, etj.

Gjatë vitit 1999 kur forcat ajrore britanike e bombardonin Beogradin, titulli i një gazete në faqen e parë, i shoqëruar me fotografi ku shihej flaka që dilte diku në Serbi, ishte:”Serbs them right” që vjen nga “Serves them right” e që do të thotë: e meritojnë.

Të gjithë këta tituj janë jokorrekt dhe kanë ndodhur në shtetin më demokraci më të zhvilluar në botë dhe që njihet për gazetari shembullore. Natyrisht që këta tituj u kritikuan, por pas luftës. Gazetat serioze ishin të matura, por të gjitha e përkrahën vendimin për shkuarje në luftë (Falkland), sikur që e përkrahën edhe bombardimin e Serbisë.

Janë tituj të papranueshëm në kohë paqe, por ndikojnë në mobilizimin dhe ngritjen e moralit të atyre që shkojnë në luftë. Mediat e kanë për detyrë që ta mbrojnë interesin e përgjithshëm. Tek e fundit, në rast lufte, populli i dërgon djemtë që mund të vdesin, të cilëve nuk duhet t’ua prejnë këmbët me dekurajime pa marrë parasyshë se sa i fortë është armiku.

Lexo më shumë  Ministrja Haxhiu për vrasjet e grave: Që të ketë drejtësi për secilin rast, na duhet punë serioze

Në Kosovë nuk do të ketë luftë me Serbinë dhe kjo është mirë. Por, ka krizë në veri. Si është duke reaguar shtypi i Kosovës ndaj kësaj krize? E keni parë edhe vet. Mediat e Kosovës i sjellin të kopjuara titujt dhe lajmet e mediave të Serbisë. Pra, e sjellin qëndrimin agresiv dhe fashist serb. Nuk iu shkon mendja të veprojnë ndryshe. Madje, dalin edhe me qëndrime idioteske e fataliste edhe të “analistëve” duke menduar se edhe gjatë krizave, madje edhe gjatë luftës, duhet të bëhet opozitarizëm politik. Kjo rezulton në mbjelljen e frikës te qytetarët e Kosovës nëse ndodhë lufta dhe përgatitë mentalitetin dorëzues.

Në Kosovë është punuar që të krijohet një vokabular i qyqanëve. Kush flet si qyqan, jeton si qyqan dhe vdes si i tillë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *