Art & Kulturë

Si u hodh në ere Kisha e Vaut të Dejës, ku Gjergj Kastrioti vuri kurorë martese

Kisha Katolike e Vaut të Dejës, ndërtim fillestar i shek XIII. u shkaterrua me dinamit ne 1979. Asokohe kisha gëzonte statusin e Monumentit te Kulturës së Kategorisë së parë.

I vetmi objekt fetar ne Shqipëri për shkatërrimin e të cilit dikush ngriti zërin. Instituti i monumenteve i kërkoi Prokurorisë së asaj kohe nisjen e hetimit dhe vënien para përgjegjesisë së shkaktërëve më 1979, pas shkatërrimit. Pas disa seancave Prokuroria e Pergjithshme e mbylli çështjen me argumentin (sipas Ferdinand Dervishit) se autori nuk e dinte se ishte Monument Kulture. Drejtori I NSHN Vau i Dejes nga ku doli dinamiti, u shpreh se “do të shkatërrojmë cdo ndërtim fetar të zonës sonë”.

Para shkatërrimit, thuhej se Kisha e e vjetër e Vaut te Dejes kishte themele të vjetra të shekullit III, por kishin vërtetuar në atë kohë që ishte mbi gurë të vënë qartësisht në shekujt VI-VII. Sot dihet se themelet e para ishin paleokristiane. Kisha e vjeter është e stampuar edhe tek kartmonedha e re shqiptare një mijë lekëshe.

Sipas Barletit aty Gjergj Kastrioti ka pranuar Sakramentin e Martesës. Besohet se aty duhet të ketë qenë dhe varri i princit të Danjës, Lek Zaharisë.

Ndërtesa e kishës në foto, në stil romano-gotike pas të voglës eshte ndertuar me pas dhe deri ne 1967 ishte seli ipeshvnore.

Fotoja eshte realizuar nga fotografe franceze në vitin 1938. Origjinali është pjesë e një koleksioni privat.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *