Opinion/Aktualitet

Si t’ia shpjegoj studentit kanadez që vjen për vizitë se jeta në Shqipëri vlen sa një firmë e pushtetarit

Nga Ervin Goci

Si t’ia shpjegoj studentit kanadez qe vjen ne Shqiperi per nje vizite studimore duke paguar dhe lek nga xhepi, qe jeta ne Shqiperi te vlen sa nje firme e pushtetarit, dhe nje dite te bukur e gjen veten ne rruge?!

Si t’ia shpjegoj qe Nene Liza kishte nje shtepi me 12 dhoma e 6 banjo, te ndertuar per 30 vite, e sot eshte ne rruge pa asnje mbeshtetje perveç tri djemve qe ka ne emigracion?!

Si t’ia shpjegoj qe ne zgjidhim shembjen e shtepive, duke shemb shtepi, fusim te pastrehe neper shtepia qe ndertohen ne token e te pastrehe rinj?!

Si t’ia shpjegoj atyre kur nje zonje me dyqan, me thote se fiks ketu ku jam une, ka projektuar Boeri nga Milano me ndertu nje fushe tenisi?!

Lexo më shumë  Pas largimit të dyshes Escobar - Lajçak, Serwer: Lamtumirë dështimit, dialogu kërkon riformatim

Si t’ia shpjegoj qe per qindra te deportuar nga te drejtat minimale, nuk flet asnjeri, por i perdorin si kolateral i inatosur, qe te mbajne ne kembe subjekte te degraduara politike?!

Ngaqe shume gjera nuk dija si t’ja shpjegoja per shkak te absurdit dhe dhunes absolute, u dhashe mundesine qe te flisnin drejtperdrejte me Nene Lizen, Nduen, Gjinin e te tjere per terrorin qe kane pare me sy.

Kurajoja qytetare e jo thjeshte njerezore e Lizes, Ndues, Gjinit, i la pa fjale, dhe ne çdo moment studentet refuzonin qe po takonin viktima, me kembengulje ata perserisnin qe viktima mund te jene 10-20 veta, por kur jane me mijra ne nje hall social, aty flen nje energji politike. Ndaj çudia e tyre me e madhe ishte, se si eshte e mundur qe keta mijera nuk organizohen?!

Lexo më shumë  Pas largimit të dyshes Escobar - Lajçak, Serwer: Lamtumirë dështimit, dialogu kërkon riformatim

Kjo pyetje ka ne fakt ndoshta vite qe ma sembon koken dhe eshte thirrje e perditshme qe energjia eshte aty, duhet me pas kurajon me u bashku.

Ps. Sot e nje vit gjeni pirgje inertesh aty ku jetonin me dhjetra familje te pjeses me energjike te shoqerise.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *