Lajme

Si të mbrohemi nga lajmet e rreme?

Pushtimi rus në Ukrainë, i cili ka filluar më 24 shkurt, ka nxitur një valë të shpërndarjes së lajmeve dhe fotografive të rreme nëpër rrjetet sociale.

Njerëzit zakonisht i shpërndajnë ato sepse janë të shokuar – apo edhe në kërkim të ndihmës.

Rrjetet sociale janë kanale digjitale në të cilat mund të krijohen dhe të shpërndahen informacione, ide dhe të krijohen lidhje me komunitete e rrjete të ndryshme.

Jo gjithmonë dihet kush e ka krijuar një përmbajtje, pse publikohet dhe nëse është kredibile.

Përveç informacioneve të rreme, nëpër rrjete sociale qarkullon edhe propaganda e sponsoruar nga shteti.

Rrjeti Ndërkombëtar për Kontrollim të Fakteve – në të cilin kontribuojnë dhjetëra media nga shumë vende të botës – ka identifikuar mbi 600 materiale të rreme për këtë luftë.

As Kosova nuk ka qenë imune ndaj tyre.

Në mesin e rreth 30 materialeve me përmbajtje të rreme që kanë qarkulluar në gjuhën shqipe, janë edhe ato që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është i vdekur nga 28 shkurti, pamje të djegies së një aeroplani në hapësirën ajrore të Ukrainës apo fotografi të një parashutisti që supozohet se po pushton Ukrainën.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Disa prej tyre janë trillime, të tjerat janë pamje nga stërvitjet ushtarake në të kaluarën.

Në situata të tilla të luftës, dhe përmbajtjes së ndjeshme, është shumë e rëndësishme që secili të jetë i rezervuar ndaj asaj që sheh dhe shpërndan.

Sipas faqes Statista, mesatarja ditore e përdorimit të rrjeteve sociale në botë është 145 minuta.

Kompania Hallakate nga Prishtina, e cila ofron shërbime për rrjetet sociale, thotë se një i ri në Kosovë kalon mes katër deri në pesë orë në rrjetet sociale.

Dren Gërguri, ligjërues në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës tregon tri pyetje që duhet t’ia bëjë vetes secili.

“Pyetja e parë, gjithmonë, kush është autori? Në pyetjen e parë ne e verifikojmë kush është personi, media, autori i informacionit që ne po e marrim. E dyta është a po e shohim (informacionin) edhe në një media tjetër, për shkak se të qenit lajm i rëndësishëm ka relevancë, është e pamundur të jetë vetëm në një portal apo vetëm në një faqe, dhe e treta në çfarë burime mbështetet?

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Ela Stapley, eksperte e sigurisë digjitale në Fondacionin Ndërkombëtar të Grave për Media, ofron shembuj tjerë.

“Nëse shihni një artikull që vjen nga një shkencëtar i mirënjohur, i cili punon në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, ju mund të supozoni se ai informacion është kontrolluar dhe është i besueshëm. Nëse e shihni që ky informacion vjen nga një person që ka shkruar në faqen personale në Facebook, nuk duket se është shkencëtar dhe ndoshta ka interesa tjerë.. ndoshta mund të jetë i interesuar në teori konspirative apo ideologji të ekstremit të djathtë, kjo duhet t’ju alarmojë që ai informacion mund të mos jetë i saktë”.

Nektar Qarri nga kompania Hallakate në Prishtinë përmend edhe një detaj tjetër për të dalluar përmbajtjen e vërtetë nga ajo e rremë.

“Zakonisht edhe faqet me prestigjioze janë në domenin ‘.com’, ndërsa ato që kanë materiale me kualitet më të dobët apo lajme të rreme janë me domena të ndryshëm, jo të njohur për publikun”.

Domenë tjerë që konsiderohen të sigurt janë edhe ‘.edu’, ‘.gov’, ‘.org’, ‘.net’./REL

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *