KryesoreLajme

Gurthemel i sallës sportive dhe renovim i çerdhes në komunën e Shtimes

Në Komunën e Shtimes, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka vënë gurthemelin e sallës sportive, ndërkohë që ka pasur edhe renovime në një çerdhe.

Nxënësit e shkollës “Idriz Ajeti” në Pjetërshticë të Shtimes do të kenë kushte shumë të mira të zhvillimit të aktiviteteve sportive dhe kulturore, pasi sot u bë përurimi i sallës sportive, ku e pranishme ishte edhe ministrja Arbërie Nagavci.

 “Përfundimi i punëve të filluara po ashtu edhe nisja punëve të reja të cilat krijojnë kushte më të mira për fëmijët tanë me infrastrukturën moderne shkollore dhe krijimin e parakushteve për zhvillimin e mësimit në kushte më të mira është një arritje rezultat i cili na bënë të lumtur dhe besojë që edhe mësimdhënësit në punën e tyre të përditshme me nxënësit në kushte më të mira do t’i kenë edhe rezultatet më të mira”, ka thënë Nagavci.

Lexo më shumë  “Nuk na solli Rusia apo Veliaj, na thirri Shqipëria”/ Studentët mesazhe me pankarta: Diploma nuk është biletë emigrimi

Drejtuesit e Komunës së Shtimes thanë se çdo ditë po krijohen kushte më të mira në procesin edukativo -arsimor.

“Për qytetarët e komunës së Shtimes dhe për mua si kryetar është ditë e lumtur, ditë kjo që do të jetë e shënuar në krijimin e kushteve bashkëkohore për edukimin dhe mësimdhënien në komunën e Shtimes”, ka thënë Qemajl Aliu, kryetar i Shtimes.

Lexo më shumë  Prattipati dhe Konjufca diskutojnë për partneritetin Kosovë-ShBA

Për realizimin e këtyre tri projekteve, Ministria e Arsimit ka ndarë rreth 3 milionë euro.

Rruga Press

YouTube player