Si të kritikohet Qeveria dhe Albin Kurti në çdo situatë, me pak ndihmë nga miku i ditëve në PDK, Petrit Selimi?
Nga Adnan Rrustemi
Si të kritikohet Qeveria dhe Albin Kurti në çdo situatë, me pak ndihmë nga miku i ditëve në PDK, Petrit Selimi?
Hapi i parë: komento dorëheqjen e ministrit Mehaj duke hedhur dyshime mbi arsyen e vërtetë të dorëheqjes së tij. Deklarimi zyrtar i Mehajt se po largohet për arsye familjare nuk ishte bindës mjaftueshëm për Berat Buzhalën. Hedhe farën në publik për lloj-lloj teorisht me llafe të kafeve, edhe pse me profesion “gazetar”.
Hapi i dytë: kërko ndihmën e mikut nga PDK, Petrit Selimi, që të shpërndajë ato dyshime në gjuhën angleze për audiencë ndërkombëtare, me qëllim njëllosjen e dorëheqjes së ministrit edhe para të huajve.
Hapi i tretë: bëhu bashkë për të moralizuar dhe kritikuar përsëri Qeverinë kur bëhen publike detajet e arsyjeve familjare të ministrit, vetëm sepse nuk po përputhen me dyshimet që i ngritë vetë.
Ju shohim. Ju njohim.
Rruga Press