Shëndetësi

Si të humbni peshë lehtësisht? Mjeku ndan një këshillë të thjeshtë

Humbja e kilogramëve të padëshiruar mund të jetë shumë e vështirë, nëse keni një mënyrë jetese të caktuar që përfshin punën në zyrë, qëndrim me orë të zgjatura ulur dhe pak kohë për aktivitete fizike. Për një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar, duhet të hani ushqime me proteina, yndyra dhe karbohidrate.

Dr. Michael Mosley thotë se reduktimi i marrjes së dy grupeve ushqimore mund t’ju ndihmojë të arrini peshën e dëshiruar më shpejt. Njerëzit duhet të reduktojnë ushqimet me sheqer dhe karbohidratet me niseshte. Reduktimi i “karbohidrateve me niseshte” sigurisht që mund të jetë i dobishëm.

Kjo përfshin çdo gjë si buka e bardhë, makaronat dhe patatet. Edhe pse nuk keni nevojë t’i eliminoni plotësisht këto grupe ushqimore, reduktimi dhe zëvendësimi i ushqimeve mund t’ju ndihmojë. Ngrënia e ushqimeve me drithëra të plota si psh makaronat kafe janë një ushqim i mirë për të filluar. Pastaj mund të përfshini edhe ushqime si thekër të plotë.

Rruga Press

YouTube player