Lajme

Si sot 77 vjet më parë Kosova u aneksua nga Serbia

Pas ripushtimit dhe aneksimit të Kosovës më 1945 dhe pas ngritjes së murit të ndarjes ndërmjet Shqipërisë dhe shqiptarëve në Kosovë, çështja e Kosovës dhe e trevave të tjera që ngelën nën ish-Jugosllavi edhe më tutje do të mbetej e pazgjidhur.

Në Kuvendin e Prizrenit, mbajtur më 8-10 korrik 1945, Kosova do të aneksohej zyrtarisht nga Serbia. Me aprovimin e Rezolutës nga Kuvendi Federativ, më 23 korrik 1945 dhe nga ai serb më 1 shtator 1945 çështja e Kosovës do të konsiderohej çështje e mbyllur.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Në Rezolutën e Kuvendit të Prizrenit (Mbledhja e dytë e Këshillit Nacionalçlirimtar të Kosovës), u shpall se Kosova  “me dëshirë të popullsisë së saj i bashkohej Serbisë federale në kuadër të Federatës Jugosllave”.

Një zgjidhje e tillë e çështjes “me dëshirë të vetë popullsisë së Kosovës” kundër logjikës së karakterit objektiv të strukturës kombëtare të Kosovës dhe të hapësirës së gjerë, me vazhdimësi të shumicës etnike shqiptare në Ballkan, jo vetëm që nuk mbyllte historikisht problemin e Kosovës dhe atë shqiptar, por e rihapte këtë çështje në kontekst të ri historik, në masë gjeopolitike në Ballkan.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

E gjithë kjo ndikoi që forcat kombëtariste në Kosovë të reagojnë ashpër për vendimet që solli kuvendi në mënyrë arbitrare.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *