Lajme

Si renditet Shqipëria dhe Kosova për forcën ushtarake, sipas GFP-së

Një aspekt i rëndësishëm që e cilëson një vend si të fuqishëm është forca e tij ushtarake.

Forca Ushtarake e Shqipërisë vlerësohet e 115-ta nga 142 vende të konsideruara për rishikimin vjetor të “Global Firepower“.

Shqipëria mban një rezultat indeksi të Fuqisë Ushtarake prej 3,0023 pikësh.

Ajo vlerësohet më së shumti për portet kryesore (katër), kufijtë (691 kilometra) dhe vijën bregdetare (362 kilometra).

Një aspekt që mungon plotësisht në të gjitha vlerësimet e GFP-së për Shqipërinë janë armatimet e rënda.

Pozitivisht, sipas indeksit, shihen edhe mjetet e patrullimit (19 të tilla) dhe borxhi i jashtëm i vendit.

Lexo më shumë  Osmani takon ambasadorin e Francës, diskutojnë për mbajtjen peng të qytetarëve nga e Serbisë në zonat kufitare

Renditja e finalizuar e “Global Firepower” përdor mbi 50 faktorë individualë për të përcaktuar pikën e PowerIndex të një kombi të caktuar.

Formula unike e brendshme lejon që kombet më të vogla, më të avancuara teknologjikisht të konkurrojnë me ato më të mëdha.

Çdo vit, Global Firepower vlerëson vendet duke filluar nga diversiteti i armëve dhe fuqia punëtore e disponueshme te vendndodhja gjeografike dhe fuqia financiare, për të përcaktuar se cilat kombe dominojnë globin në fuqinë ushtarake.

Lexo më shumë  DASH: Ndalimet arbitrare të qytetarëve dhe policëve të Kosovës, veprime përshkallëzuese

Në rajon, Serbia ka forcën ushtarake më të madhe duke u renditur e 61-ta.

Ajo ndiqet menjëherë nga Kroacia, e cila renditet e 62-ta dhe Bullgaria e 67-ta.

Mali i Zi pozicionohet në vendin e 132-të, Maqedonia e Veriut e 135-të, ndërsa Kosova e 140-ta.

Të parët në renditje janë SHBA-të, të ndjekur nga Rusia, Kina dhe India.

Japonia, Korea e Jugut, Franca, Britania, Pakistani dhe Brazili përmbyllin 10 të parat.

Turqia dhe Irani pozicionohen respektivisht në vendin e 13-të dhe 14-të.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *