Bota

Si po përgatitet Ukraina të rrisë eksportet e energjisë elektrike në BE

Ukraina po përgatitet të rrisë eksportet e energjisë elektrike në Bashkimin Evropian (BE) për ta ndihmuar atë t’i “rezistojë presionit të energjisë” nga Rusia.

“Ne do të rrisim eksportin e energjisë elektrike për konsumatorët në BE”, tha Volodymyr Zelensky.

Deklarata e presidentit ukrainas vjen një ditë pas marrëveshjes së vendeve anëtare të BE-së për të ulur në mënyrë të koordinuar konsumin e gazit dhe për ta ndihmuar Gjermaninë pas reduktimit drastik të dërgesave ruse.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Ukraina dhe BE-ja akuzojnë Moskën për përdorimin e gazit si një armë ekonomike dhe politike, raporton theguardian.

“Pavarësisht luftës, ne kemi siguruar integrimin e rrjeteve ukrainase në sistemin evropian në një kohë rekord. Eksportet tona na lejojnë jo vetëm të rrisim të ardhurat nga valuta, por edhe të ndihmojmë partnerët tanë t’i rezistojnë presionit të energjisë ruse. Ne gradualisht do ta bëjmë Ukrainën një vend që garanton sigurinë energjetike të Evropës”, tha Zelensky.

Lexo më shumë  Pas fitorës së raundit të parë të zgjedhjeve nga kandidati anti-Nato, Presidenti i Rumanisë mbledh Këshillin e Lartë të Mbrojtjes për cënimet e sigurisë nga Tiktok-u

Ndryshe, Rusia tashmë ka reduktuar dërgimin e gazit në drejtim të vendeve anëtare të BE-së. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *