Lajme

Si po ndikon plakja e popullsisë në rezultatet e zgjedhjeve

Numri i personave që kishin të drejtë vote në 14 maj, arriti në 3.65 milionë persona, që është niveli më i lartë historik. Por pavarësisht këtij fakti, numri i atyre që realisht votuan është më i ulëti i pas viteve 90 (me përjashtim të 2019-ës kur zgjedhjet në pjesën më të madhe u bojkotuan).

Sipas të dhënave të KQZ-së, pjesëmarrja në votime është rreth 37%, më e ulëta e pas viteve ’90. Si rrjedhojë janë vetëm rreth 1.3 milionë votues, nga 1.61 milionë në zgjedhjet lokale të 2015-s dhe 1.66 milionë në zgjedhjet e përgjithshme 2021.

Sipas një analize të revistës “Monitor”

Numri i zgjedhësve i pas viteve ’90 po ndikohet nga dy faktorë. I pari është rritja e brezit të viteve ’90, që për momentin po jep efekt pozitiv, pasi gjithnjë e më shumë të lindur të viteve ’90 kanë të drejtë vote (teorikisht, pasi një pjesë e tyre mund të mos jenë në Shqipëri).

I dyti është niveli i lartë i emigracionit që ka reduktuar ndjeshëm popullsinë banuese në Shqipëri, por ka dhënë ndikim të dukshëm dhe në plakjen e popullsisë, e reflektuar në numrin e ulët të lindjeve të reja (norma e norma e lindshmërisë për çdo grua në moshë riprodhimi ka rënë në 1.3, poshtë nivelit të zëvendsueshmërisë, nga mbi 3 që ishte në fillim të viteve ’90), sipas INSTAT.

Lexo më shumë  Bislimi: Lajçaku doli me propozim të ri, Serbia vazhdoi “lojën”

Në 1990-n, vetëm 62% e popullsisë kishte mbushur moshën për të votuar, sot ka arritur në 80%

Deri në vitet 2000, ndonëse popullsia banuese në vend ishte më e lartë sesa sot, numri i votuesve ishte i ulët, për shkak të moshës së re të saj. Sipas të dhënave të divizionit për popullsinë të Kombeve të Bashkuara, nga 3.3 milionë banorë që ishin të regjistruar në vend në vitin 1990, rreth 38% e tyre, ose 1.26 milionë banorë ishin nën 18 vjeç, pra që nuk kishin të drejtë vite.

Por, për shkak të emigracionit të lartë dhe rënies së lindjeve, si reflektim si i emigrimit ashtu dhe ndryshimit të stilit të jetesës, pesha e popullsisë nën 18 vjeç erdhi në rënie të vazhdueshme.

Lexo më shumë  Eurodeputetja italiane: Telefonata e Ramës, akt i rëndë! Ndërhyrja e jashtme në pavarësinë dhe lirinë e medias

Ndërkohë, rritja e diferencës mes popullsisë që ka të drejtë vote dhe atyre që votojnë realisht është një tregues indirekt i shtimit të emigracionit.

Diferenca është theksuar ndjeshëm në 2023, me 2.4 milionë persona mes numrit të personave që kanë të drejtë vote dhe atyre që votuan realisht, nga 1.4-1.7 milionë, që ishte në periudhën 2000-2015, duke treguar thellim të emigracionit, në raport me 8 vite më parë.

Parashikimi për të ardhmen

Kombet e Bashkuara presin që popullsia totale banuese në vend, në vitin 2100, sipas variantit mesatar, do të zbresë në 1.1 milionë banorë (shiko grafikun: Popullsia e Shqipërisë 1990-2021 dhe projeksioni 2022-2100).

Dhe më këtë tendencë, teksa efekti i të lindurve në vitet ’90 do të përfundojë, popullsia po plaket, lindjet po bien dhe emigracioni po shtohet, në të ardhmen nuk do të jetë e largët dita që do të ketë më “shumë kandidatë partiakë” sesa votues.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *