Si parti e bojkotit LDK-ja po ndjek me vendosmëri rrugën e PSD-së
Nga Donik Sallova
LDK mori 13% në zgjedhje, humbje e thellë politike, ndëshkim nga elektorati për bllokadën pas 9 shkurtit.
Sot i ofrohet bashkëqeverisje përtej mbështetjes që i ka dhënë populli, Zëvendëkryeministrin e parë dhe MPJD, si dhe tri ministri të tjera.
LDK refuzon dhe vendosë ta pengojë zgjedhjen e presidentit për të cilin VV i ka votat (61 vota kërkon kushtetuta në raundin e tretë).
Pra, LDK do ta bllokojë zgjedhjen e presidentit, jo sepse zgjedhja e tij varet prej votave të saj, por sepse nga bojkoti i LDK-së vendi shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme.
Edhe një palë zgjedhje “dhuratë” nga LDK. Dhuratë si ndëshkim ndaj popullit.
Si parti e bojkotit LDK po ndjek me vendosmëri rrugën e PSD-së. Çfarë i duhet popullit një parti që e refuzon demokracinë dhe rezultatin zgjedhor?!
Populli nuk ia ka dhënë mandatin LDK-së ta zgjedhë presidentin, ajo mund të votojë kundër dhe për këtë ka legjitimitet. Por ta bllokojë funksionimin e shtetit përmes bojkotit…? Kjo përfundimisht e mbyllë në arkiva historikun e partisë institucionaliste!
Rruga Press

