Lajme

Si i shpëtonte kontrolleve të policisë specialistja e AKSH-it që u kap me lëndë narkotike

Specialistja e AKSH-it, e cila u kap duke transportuar 58 kg kanabis, mësohet se përdorte dokumentin zyrtar ku punonte, për të shmangur policinë.

Sipas News 24, 28-vjeçarja Erisa Fero përdorte dokumentet si specialiste e AKSH-it për të kaluar kontrollet e efektivëve dhe zakonisht lëvizte me makina zyrtare.

Ajo u tregonte dokumentin zyrtar dhe lejohej të kalohej nga blutë.

Grupi hetimor përmes informacioneve në rrugë operative, vendosën në vëzhgim 28-vjeçaren dhe e kapën në flagrancë duke transportuar 58 kg kanabis.

Dyshohet se nuk është hera e parë që 28-vjeçarja kryente transportin e lëndës narkotike.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *