Lajme

Si i shfrytëzoi propaganda qeveritare “Reporterët pa kufij” kundër Lapsi.al

Të martën në mbrëmje i gjithë shtypi që merr porosi nga zyra e shtypit të kryeministrit u mbush me tituj kundër Lapsi.al. Si gjithnjë ato kishin shumica të njëjtin tekst dhe të njëjtin titull. Pra ishin shpërndarë nga një dorë e vetme. Të gjitha i referoheshin një reagimi që organizata Reporterët pa kufij bënte ndaj një shkrimi të Lapsi.al.

Po çka ndodhur?

Pak ditë më parë Lapsi.al botoi një shkrim ku sipas burimeve tona të sigurta Edi Rama, i fshikulluar si armik i shtypit të lirë nga shumë organizata të lirisë së fjalës, po tentonte të regullonte imazhin e tij ndërkobëtar. Një burim i mirëinformuar brenda kryeministrisë na pohoi na pohoi se zyra e shtypit dhe këshilltarët më të afërt të kryeministrit po merreshin drejtpërdrejt me organizimin e një konference që kishte këtë qëllim, përmirësimin e pozitës së kryeministrit në raport me lirinë e mediave. Lapsi.al pa një draft që qarkullonte në kabinetin Rama, ku bëhej plani i pjesëmarrjes në këtë aktivitet.

Ky informacion si dhe fakti se në nëntor të vitit të kaluar kryeministri ishte takuar në Paris me shefin e “Reporterëve pa kufij”, Christophe Deloire, ku sipas raportimeve të njerëzve pranë tij ishte diskutuar kjo ide, u raportuan në artikullin e mësipërm.

Sikurse gjithkush mundet ta lexojë tek linku lart, në shkrim filtej për tentativa të Edi Ramës për ta ndikuar punën e organizatës prestigjoze “Reporters sans Frontieres”. Aty tregohej se vitin e kaluar në klasifikimin e lirisë së mediave që bën kjo organizatë, Shqipëria pati humbur 20 vende në klasifikim, duke u renditur e 103 në botë. Pra thuhej hapur se qëllimi i lryeministrit me projektin që po gatuante, ishte retushimi i imazhit të tij. Por ama në shkrim nuk aludohej asnjëherë për faktin se këto përçapje ia kanë arritur ta influencojnë këtë organizatë.

Pavarësisht kësaj “Reporterët pa kufij” kanë sjellë një përgënjeshtrim në redaksinë e Lapsi.al që ne po e botojmë të plotë (Poshtë). Aty vërehen dy gjëra. E para, ku thuhet se artikulli përmban informacione të pavërteta. Dhe e dyta ku bëhet vërejtja se përse nuk ishin kontaktuar “Reporterët…” përpara botimit të shkrimit. Ne insistuam me organizatën dhe nuk arritëm të merrnim vesh kurrë, sikurse lexohet edhe në reagimin e saj, se në ç’pjesë konkrete të shkrimit tonë gjendeshin “fakte të pavërteta”. Nëse “Reporterët…” i referohen pjesës ku citohet biseda e Ramës me Christophe Deloire, ato janë raportuar nga burime pranë kryeministrit. Pastaj të njëjtat gjëra shefi i qeverisë i ka përsëritur edhe në një takim në Tiranë me 7 organizata prestigjoze të lirisë së mediave, ku ai është ankuar kundër oligarkëve që drejtojnë shtypin shqiptar, sikur ata janë kundër tij dhe ka kërkuar ndihmë se si mund të rregullohet kjo gjëndje. Pra këtu nuk ka ndonjë risi për të cilën duhej një konfirmim që ekziston në më shumë sesa një burim.

Lexo më shumë  Ministria Vitia për aparaturën e Mjekësisë Bërthamore: Fjalë e fundit e teknologjisë

E dyta pse nuk i pyetëm “Reporters sans frontieres”? Pasi këndvështrimi i artikullit ishte për tentativat për manipulim që po bën kryeministri dhe aspak nuk vinte në dyshim reputacionin e një prej organizatave më serioze të kësaj lëmie në glob.

Ndonëse, pas komunikimeve të vazhdueshme me “Reporterët…”, ende nuk e kemi të qartë se çfarë ka të pasaktë në shkrimin e botuar prej nesh, lapsi.al, duke respektuar të drejtën e organizatës për të dhënë këndvështrimin e saj mbi këtë shkrim, vendosi ta botojë të plotë reagimin.

Por në këtë moment ndodhi çudia. Të gjitha mediat e propagandës së zakonshme qeveritare, botuan në krye të faqeve të tyre reagimin e organizatës “Reporterët pa kufij”. Një rast pa precedent në glob, ku gazeta që as e kishin prekur këtë temë, nxituan të botojnë të plotë, reagimin që drejtohej ndaj nje mediaje tjetër.

Gjithçka ngjante si e përpunuar nga i njëjti shtab që po tenton të organizojë konferencën e retushimit të imazhit të Ramës. Dhe më e bukura është se drejtuesit e Lapsi.al ia bënë të qartë paraprakisht bashkëbiseduesve të tyre tek Reporterët pa kufij, se reagimi i tyre do të shërbente vetëm për këtë qëllim.

Gjithësesi, sipas informacioneve të Lapsi.al, konferenca dhe dialogu i kërkuar nga Rama, qoftë dhe duke qenë një rastësi, do të zhvillohet në Tiranë dhe këtë e vërteton dhe dokumenti që ne disponojmë.

Shpresojmë vërtet që kjo konferencë t’i shërbejë përirësimit të gjendjes katastrofike të shtypit në vend, ndonëse ne si Lapsi.al do e bojkotojmë atë sepse nuk vlerësojmë se duhet të ulemi në dialog me një politikan, që vazhdon të bullizojë gazetarët në rrejtet e tij sociale dhe në konferenca shtypi. 

Lexo më shumë  Kurti takon Baerbockun: Gjermania, kyçe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

©Lapsi.al

Reagimi i “Reporteres sans frontieres” për artikullin e Lapsi.al

Shkrimi “Liria e medias/Si Rama po përpiqet të manipulojë Reporterët pa Kufij” i publikuar nga Lapsi.al më 20 janar 2023 përmban shumë infomacione te paverteta.
Reporterët pa Kufij (RSF) shpreh keqardhjen që Lapsi.al, botuesi i të cilit Andi Bushati, një gazetar i respektuar qe ka vizituar zyrat tona më 28 shtator 2022 dhe të cilin RSF e takoi gjatë një misioni për lirinë e shtypit në Tiranë më 17 nëntor 2022, nuk e kontaktoi organizatën perpara se te publikonte artikullin e saj.

Reporterët pa Kufij (RSF) si organizatë i merr vendimet në mënyrë të pavarur dhe bën vetëm atë që ka për synim (dmth ndjek vetëm politikat e veta). Në artikull thuhet konkretisht se kryeministri shqiptar Edi Rama i ka kërkuar Sekretarit të Përgjithshëm të RSF-së, Christophe Deloire, “fillimin e një procesi për rregullimin e mediave duke startuar me një konferencë pompoze në Tiranë”.
RSF e ka zhvilluar projektin për të promovuar lirinë e shtypit në Shqipëri si dhe zbatimin e etikës gazetareske, pa ia kërkuar kryeministri. Organizata gjithashtu ka shprehur synimin e saj për të promovuar zbatimin e masave mbrojtëse demokratike në hapësirën dixhitale. Çdo aktivitet i RSF-së kryhet në pavarësi të plotë.
RSF është një organizatë e pavarur joqeveritare e lirë nga çdo ndikim i jashtëm, objektivi i vetëm i së cilës është të promovojë lirinë, pavarësinë dhe pluralizmin e gazetarisë. RSF angazhohet me qeveritë në të gjithë botën. Renditja e një vendi në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit nuk mund të ndikohet nga asgjë.
Më 11 nëntor 2022, Z. Edi Rama mori pjesë në një aktivitet publik të organizuar nga Forumi për Informacionin dhe Demokracinë, iniciuar nga RSF, në kuadër të Forumit të Paqes në Paris. Shqipëria ishte vendi i 50-të që iu bashkua Partneritetit ndërqeveritar për Informacionin dhe Demokracinë. Shqipëria renditet e 103-ta në edicionin e vitit 2022 të Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *