Lajme

“Si i mbijetova ferrit në Omarska”: Ish i ndaluari kujton gjashtë muaj në kampe

Në përvjetorin e transferimit të tij nga Omarska në kampin e paraburgimit Manjaca më 6 gusht 1992, një ish i burgosur nga Prijedori kujton atë që ai dhe djali i tij kaluan, dhe pse ata ende e duan qytetin që pa kaq shumë vuajtje.

Ndërsa drejtonte një program radiofonik në Prijedor, Bosnjën veriperëndimore, ku ai lindi dhe u rrit, Rezak Hukanoviç dëgjoi zhurmën e një granate për herë të parë në maj 1992.

Ndërsa dëgjonte raportime nga qytete të tjera në Bosnjë, ai shpresonte që lufta do të merrte fund së shpejti. Megjithatë, në konfliktin që u përhap shpejt në Prijedor, Hukanoviç dhe djali i tij u arrestuan dhe u dërguan nga shtëpia e tyre në kampin famëkeq të paraburgimit Omarska të udhëhequr nga serbët e Bosnjës më 30 maj 1992.

Ai nuk e ka kuptuar kurrë se përse u arrestua edhe djali i tij i vogël.

Ai kujton “imazhe të tmerrshme” në kamp, ​​duke përfshirë “kur pa një fëmijë që vdiste në krahët e babait të tij. Siç them gjithmonë, fëmija im për fat të mirë mbijetoi, por disa fëmijë jo, disa prindër jo”, kujton ai.

Hukanoviç nuk e harroi kurrë pamjen e fqinjëve të tij që ktheheshin pasi ishin rrahur, me gjymtyrë të thyera.


Një boshnjak me karrike me rrota duke vizituar kampin gjatë 20-vjetorit të mbylljes së kampevenë Omarska, Bosnje dhe Hercegovinë, gusht 2012. Foto: EPA/STR


Një i burgosur boshnjak duke shkruar letër në kampin Omarska pranë Prijedorit, Bosnje dhe Hercegovinë, gusht 1992. Foto: EPA/STRINGER

Kujtimi i tij më i dhimbshëm është i një profesori nga Kozaraci, i cili kaloi një natë në një stol prej druri sepse nuk shtrihej dot për shkak të plagëve të tij.

“Dhomat e marrjes në pyetje ishin në katin e sipërm. Rrahjet kryheshin në dyshemenë sipër. Pastaj ai tha: ‘Ai është djali im.’ I kishte njohur zërin. Ai e pa trupin e tij pranë shtëpisë të nesërmen”, thotë Hukanoviç.

Ai kujton kohën në kamp deri në gusht 1992, para transferimit të tij nga Omarska, ku ai ishte dëshmitar i torturave dhe pa vdekjen me sy.

Ai thotë se mendonte vetëm për erën e gjakut dhe klithmat e dhimbjes të shkaktuara nga keqtrajtimi i tmerrshëm që po ndodhte në dhomat e marrjes në pyetje.

“Çfarë kishte në zemrën e atyre njerëzve? Ç’ishte ajo sasi urrejtjeje që i bëri ata të torturonin njerëzit në atë mënyrë, t’i vrisnin, t’i nxirrnin jashtë çdo mbrëmje, të thyenin krahët dhe këmbët e tyre gjatë një periudhe 15-ditore, duke i bërë ata të vdisnin në agoni?” pyet veten ai.

Të burgosur boshnjakë të ulur në kampin Manjaca afër Banja Lukës, Bosnje dhe Hercegovinë, gusht 1992. Foto: EPA/STRINGER

Një i burgosur boshnjak duke fjetur në kampin Manjaca pranë Banja Lukës, gusht 1992. Foto: EPA/STRINGER

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar

Por ai gjithashtu kujton heronj si një mjek në Omarska, Eso Sadikoviç, i cili siguroi ndihmë për të burgosurit e plagosur, ndonjëherë edhe duke ua qepur plagët me fije të bëra nga flokët e tij.

“Të burgosurit dhanë këmishat e tyre të pista, i njomën me ujë për të bërë kompresa, sepse goditjet u shkaktuan me objekte të ndryshme, tela, shkopinj, shkopinj druri, kabllo dhe lëkura çahej, kështu që Eso ua qepte plagët me flokët. Ato ishin pamje të tmerrshme që nuk mund të harrohen kurrë”, kujton ai.

Ushqimi jo i përshtatshëm as për kafshët

Ndërtesat në kampin e përqendrimit Omarska. Foto: BIRN

Në dhjetë ditëshin e fundit të korrikut 1992, kujton ai, në Omarska mbërriti numri më i madh i autobusëve, duke sjellë më shumë të burgosur, megjithëse kampi ishte tashmë i mbushur. Ai thotë se të burgosur thjesht u vranë pasi zbritën nga autobusët.

Të burgosurit e mbijetuar në Omarska hanin një vakt në ditë, por ai thotë se i ashtuquajturi ushqim nuk ishte i përshtatshëm as për kafshët.

“Hanim diçka që ngjante si fasule të ziera disa ditë më parë. Kishte disa fasule brenda, plus një ose dy gjethe lakër, dhe dikush pyeste se sa njerëz ishin për t’u ushqyer. Thoshin “200” dhe ai personi shtonte një kovë me ujë të ftohtë në tenxhere për të shtuar sasinë”, thotë ai.

Një i burgosur boshnjak duke i treguar trupin e tij një oficeri serb në kampin Manjaca pranë Bosnjës dhe Hercegovinës, gusht 1992. Foto: EPA/STRINGER

Një i burgosur boshnjak duke parë përmes telave me gjemba në kampin Manjaca pranë Banja Lukës, Bosnje dhe Hercegovinë, gusht 1992. Foto: EPA/STRINGER

Më 5 gusht 1992, rreth 120 burra u morën nga Omarska dhe u vranë, sipas vendimit të dhënë kundër Milomir Stakic, ish-president i komitetit komunal të krizës dhe kreu i Këshillit Kombëtar të Mbrojtjes në Prijedor, i cili në vitin 2006 u dënua me 40 vjet burg për shfarosje, vrasje dhe persekutim.

Hukanoviç u transferua në kampin e paraburgimit Manjaca më 6 gusht, së bashku me shumicën e të burgosurve të tjerë. Kushtet atje ishin më të mira, por ishte shumë më ftohtë sesa në Omarska.

“Ishte në male, një tmerr, era që na përshkonte trupat…”, thotë ai, duke kujtuar qëndrimin e tij në Manjaca.

Të ndaluarit e fundit u transferuan nga Omarska më 21 gusht.

Përmes Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, të burgosurit morën batanije për t’u mbrojtur nga i ftohti, por për shkak të klimës dhe kushteve të këqija brenda hambarëve prej druri, Hukanoviç thotë se as ato batanije nuk ndihmuan shumë. Kështu që ata përdorën najlon për të mbuluar vrimat midis dërrasave prej druri për të ndaluar erën.

“Unë e fitova betejën time duke u kthyer në këtë qytet”

Ndërtesa në kampin e përqendrimit Manjaca. Foto: BIRN

Lexo më shumë  Drejtoresha që e lidh bandën e Suel Çelës drejtpërdrejt me Ramën

Hukanoviç kaloi gjithsej gjashtë muaj në kampet serbe të Bosnjës. Pasi u keqtrajtua dhe u mbajt në kushte të tmerrshme, ai ndonjëherë takon disa nga njerëzit që kaluan të njëjtën gjë bashkë me të.

“Kam një karakteristikë të cilën e konsideroj si virtyt. Unë nuk e di se çfarë është urrejtja. Thjesht nuk e njoh atë gjendje shpirtërore”, thotë ai.

“As nuk i urrej ata që më rrahën. Dua thjesht që ata të përballen me drejtësinë”, shton ai, duke u shprehur se ai beson se ka mjaft njerëz që mendojnë si ai, që s’duan të shohin të ndodhin përsëri gjëra të këqija në Bosnjë.

“Askush nuk mund të më detyrojë për këtë. Unë nuk jam njeri i luftës. Nuk jam njeri i betejave. Unë i kam fituar betejat e mia duke u rikthyer në këtë qytet. Mendoj se kam fituar duke e bërë këtë dhe kam përmbushur dëshirën e jetës time”, thotë ai.

Njerëzit nuk duhet të fajësojnë më qytetin, se krimet janë kryer nga njerëz, nga individë, thotë ai.

“Qyteti nuk është fajtor, por njerëzit po. Disa thonë se Prijedori nuk është më si dikur. Jo nuk është, është më i bukur se më parë, njerëzit janë ndryshe”, thotë ai.

Ai thotë se preferon të flasë për njerëzit që u përballën me mizori sesa të flasë për mizoritë që ai ishte dëshmitar ose që i përjetoi vetë. “I takoj disa nga ata njerëz, pi me kënaqësi një filxhan kafe me ta”, thotë ai.

Ai më vonë kaloi një pjesë të jetës së tij në burg si refugjatë në Norvegji, por nuk mund ta kalonte gjithë jetën larg qytetit që ai dashuron, kështu që u kthye. Që atëherë, ai ia ka kushtuar jetën shkrimit dhe mbajtjes gjallë të kujtimeve të së vërtetës dhe të njerëzve që i mbijetuan krimeve së bashku me të.

“Unë them gjithmonë me krenari se nuk kam parë kurrë lot. Kam udhëtuar shumë, kam takuar njerëz që ishin atje me mua, të cilët i mbijetuan ferrit në Omarska dhe, më besoni, ata janë heronjtë e vërtetë për mua”, thotë ai me krenari.

Gjykata e Hagës, GJPNJ, ka dënuar gjithsej 18 persona me 276 vjet burg për krimet e kryera në Prijedor. Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës, gjykata kryesore e vendit, gjithashtu ka dënuar 21 persona me gjithsej 368 vjet burg për krime në Prijedor.

Kërkimi për rreth 588 viktima të krimeve të Prijedorit vazhdon ende. Deri më tani janë gjetur dhe identifikuar rreth 2,500 viktima nga zona e Prijedorit. Por nga 102 fëmijë të vrarë në qytet, eshtrat e 40 prej tyre nuk janë gjetur kurrë. Viktima më e re e zhvarrosur, Velid Softiç, ishte vetëm dy muajsh./birn/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *