Lajme

Si i “mbanin në ajër” bosët e inceneratorëve zyrtarët e shtetit

Hetimi i SPAK ka zbuluar se në të paktën dy raste, Arben Dervishaj ka udhëtuar drejt Italisë për të ndjekur ndeshje të Champions League, me shpenzime të Klodian Zotos. Në këtë kohë, Dervishaj kishte funksionin publik të mbikëqyrësit të punimeve të shoqërisë koncesionare, ndërsa Zoto ishte aksioneri kryesor i saj, e për këtë fakt janë konsideruar nga SPAK si “korrupsion”. Referuar dosjes, udhëtimi i parë është regjistruar në prill 2017, kur Dervishaj ka shkuar në Itali për ndeshjen mes Juventusit dhe Barcelonës. Bileta e ndeshjes në vlerën 2250 euro është paguar nga Klodian Zoto.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Ndërsa në prill 2019, Zoto ka sponsorizuar udhëtimin e qëndrimin në Itali të Dervishajt, aktualisht zv.president i FSHF e sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Ndërtuesve  dhe ish-deputetit Alqi Bllako për ndeshjen mes Juventus dhe Ajax.

Bosi i inceneratorëve i shpallur në kërkim prej gati njëviti ka qenë bashkë me Dervishajn dhe Bllakon në Itali dhe shpenzimet për secilin i kanë shkuar nga 1680 euro.  Sipas SPAK, përveç ndeshjeve Zoto ka paguar edhe një shumë prej 1920 USD për një udhëtim Dervishajt e vajzës së tij në Izrael.

Por Zoto nuk ka qenë bujar vetëm me Dervishaj. Më herët, në shkurt 2016, ai paguar sipas SPAK një udhëtim të Etleva Kondit, anëtare e Komisionit të Dhënies së Koncesionit. Ajo ka udhëtuar në shoqërinë e vajzës së saj, si edhe biznesmenit Mirel Mërtiri dhe Arenc Myrtezani, që më pas u bë administrator i koncesionarit.

Biletat për Kondin në vlerën 618 euro dhe qëndrimi në hotel 842 euro u paguan nga Klodian Zoto, në një kohë që Kondi kishte për detyrë të shqyrtonte dhe analizonte dokumentacionin e shoqërive që garonin për koncesionin.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *