Lajme

Meta: Rama e ka përzgjedhur kompaninë, do të pastrojë paratë te Porti i Durrësit

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta nga një takim me strukturat e partisë në Lezhë ka denoncuar projektet e qeverisë për rrugët, koncensionet apo dhe investimin për Portin e Durrësit, për të cilin akuzoi kryeministrin Rama se “po pastron para”.

“Para pak ditësh, një kompani merr një segment Lekaj-Fier, 44 km për të bërë zgjerim, e gjitha është vetëm zgjerim traseja është aty, shpronësimet janë bërë, 2-3 km rruge vetëm jane te reja, e kjo shkon 360 milion euro pa tvsh.

Ja këtu i çon lekët Rilindja e kjo bëhet vetëm me një kompani se ajo është kompani e përzgjedhur nga Edi Rama jo thjesht për të bërë një rrugë, por për t’u marrë lekët shqiptarëve në këto forma e për t’i përdorur për qëllimet e tij e për t’i pastruar më pas te porti i Durrësit e në projekte të tjera si ky“, tha Meta.

Ilir Meta: Të rinjve që duhet t’jua heqim nga mendja se largimi nga Lezha e Shqipëria mund t’ju japë një jetë më të mirë se kjo ide është asgjësuese për të ardhmen e Lezhës e Shqipërisë, për familjet tona shqiptare e kombit.

Sot dhe Forbes e rendiste Shqipërinë si vendin e tretë në botë sa i takon të larguarve nga vendlindja, si një vend që ka lënë pas Sirinë, Afganistanin e që janë në gjendje lufte.

Lexo më shumë  Qeveria e re e Serbisë, komenton Biserko: Po shkon drejt izolimit

Shkaqet këtu ishin e janë të qarta pasiguria e madhe për të ardhmen e korrupsioni i jashtëzakonshëm e mungesa e mundësive për të rinjtë për të pasur një jetë të garantuar me dinjitet me paga që garantojnë dinjitet në shoqëri e mundësi për të ndërtuar të ardhmen.

Ndaj është koha për të bërë gjithcka që ti japim fund këtij regjimi shpesëvrasës që quhet Rilindje, këtë e kanë të qartë dhe socialistët e ndershëm e të mashtruar pasi e para gjë që bëri Rilindja ishte uzurpimi i PS e tjetërsimi i saj.

E ka braktisur qëllimisht bujqësinë e blegtorinë, kjo është një nga arsyet kryesore të shpopullimit të vendit tonë.

Kur bëhet fjalë për të përfituar nga projektet e BE në vend të përfitojnë fermerët, nuk i fitojnë këta por ata që janë të shitur tek inceneratorët.

Në këtë vend nuk po përgjysmohen vetëm njerëzit por dhe bagëtitë. Ndaj ikin shqiptarët nga mungesa e mbështetjes e perspektivës. Nuk rriten pagat, ikin dhe ata që janë me paga të ulëta.

Nuk rriten pagat se rriten PPP-të, mjeti më gjakpirës ndaj këtij populli që ka instaluar Rilindja. Vetë Ministria e Financave thoshte pak ditë me pare që nga kontratat me PPP nuk kemi arritur të monitorojmë dot te gjitha, merren lekët e qytetarëve e askush nuk jep garanci që kthehen në shërbim për qytetarin.

Lexo më shumë  Rrustemi: Opozita kur ishte në qeveri ishin ‘hajna klasik’

Projekt buxheti është përgjigja më e gabuar ndaj krizës që mund të japë një qeveri.

Qeveria në vend të rrisë pagat e pensionet, ndihmën ekonomike, shton dhe 1 miliardë euro të tjera pagesa për 7 koncensione të reja.

Para pak ditësh, një kompani merr një segment Lekaj-Fier, 44 km për të bërë zgjerim, e gjitha është vetëm zgjerim traseja është aty, shpronësimet janë bërë, 2-3 km rruge vetëm jane te reja, e kjo shkon 360 milion euro shkon pa tvsh.

Ja këtu i çon lekët Rilindja e kjo bëhet vetëm me një kompani se ajo është kom[ani e përzgjedhur nga Edi Rama jo thjesht për të bërë një rrugë por për t’u matrë lekët shqiptarëve në këto forma e për t’i përdorur për qëllimet e tij e për t’i pastruar më pas te porti i Durrësit e në projekte të tjera si ky.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *