KryesoreLajme

Si gënju Vuçiqi për takimin me Von der Leyen

Komisioni Evropian ka mohuar pretendimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se kishte zhvilluar një “bisedë të gjatë” me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Aleksandër Vuçiq kishte thënë për mediat pro-qeveritare se ai kishte folur me Von der Leyen për 30 minuta dhe se “asnjëherë më parë nuk kanë diskutuar kaq gjatë për bashkëpunimin dypalësh”.

Lexo më shumë  Ramën e lëshojnë nervat, braktis intervistën me gazetarin amerikan pasi u pyet për korrupsionin (VIDEO)

Por, zëdhënësi i BE-së, Stefan de Keersmaecker, duke iu përgjigjur një pyetjeje të një gazetari në lidhje me deklaratën e Vuçiqit ka thënë se biseda ishte e rastësishme.

Ai ka sqaruar se bëhej fjalë për një shkëmbim të shkurtër dhe jo për një takim zyrtar.

“Presidentja Von der Leyen pati një bisedë të rastësishme, spontane me presidentin Vuçiq në sallonin e pritjes para darkës zyrtare në Sevilje.”

Lexo më shumë  Të rinjtë futen në Universitetin e Arteve dhe Fakultetin e Drejtësisë, thirrje për bojkot: Bashkohuni me ne!

“Ajo pati mundësinë të shkëmbente disa fjalë me shumë udhëheqës gjatë asaj ngjarjeje, përfshirë Presidentin Vuçiq. Prandaj, nuk ishte një takim zyrtar dypalësh”, ka thënë Keersmaecker./The Geopost/

YouTube player