BallinaLajme

Si do votojnë emigrantët? Majko: Nuk do të ketë nevojë për adresën, regjistrohen në KQZ

Kanë mbetur vetëm disa detaje teknike për të mundësuar të drejtën e votës për emigrantët në zgjedhjet e 25 prillit . Kështu u shpreh gjatë raportimit në nënkomisionin për Diasporën dhe Migracionin, ministri i shtetit, Pandeli Majko, ku theksoi se ndryshimet e bëra në Kodin Zgjedhor e krijojnë këtë mundësi, por pritet implementimi.

Majko nuk dha detaje se ku ka ngecur ky proces, por shpjegoi se KQZ ka fuqinë absolute për të zgjidhur këtë çështje dhe emigrantet nuk do kenë nevojë të tregojnë adresën, por thjesht të regjistrohen me dokumentet e tyre të identifikimit.

Lexo më shumë  Shpopullimi në shifra: Shqipëria me 36 mijë më pak nxënës në dy vite

“Unë si ministër janë i rezervuar për të bërë ndonjë ndërhyrje, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është fuqiplotë. Jemi në pritje që vendimmarrja e KQZ të jetë sa më shpejt dhe pozitive për dhënien e të drejtës së votës për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Kjo mundësi është garantuar tashmë në bazë të ligjit dhe bëhet fjalë për aspekte teknike.

Ngatërrohet lista e shtetasve jashtë vendit me listën e votuesve jashtë vendit dhe krijohet ideja sikur po s’u regjistrimi i adresave, nuk mund të bëhet e drejta të votës, nuk është e vërtetë. Nuk ka nevojë të regjistrojnë adresën emigrantët që të marrin pjesë në votime. Është një sistem sipas modelit të Kosovës. Do të aplikojnë direkt në KQZ me pasaportë dhe kartë id dhe kjo krijon listën e votuesve.”

Lexo më shumë  Kurti në takim me komandantin Jashari: Rritja e FSK-së është e paparë

Vota e emigrantëve kërkohet prej vitesh, ndërkohë që së fundmi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka qarkulluar një draft/dokument për votën e emigrantëve, për t’ua dhënë atyre mundësinë që të votojnë përmes postës, duke e shkarkuar fletën e votimit elektronikisht përmes e-Albania. /Euronews Albania/

Rruga Press

YouTube player