BallinaLajme

Si do të funksionojnë testet e antigenit!


Testet e antigenit janë shpërndarë në qendrën shëndetësore qëndrore në Tiranë dhe Drejtoresha e Operatorit të Shpërndarjes theksoi se janë trajnuar stafet, e pritet që në muajt në vijm të trajnoet edhe stafet jashtë kryeqytetit. Testet e shpejta japin përgjigjen në 15 minuta dhe mund të paraqiten në moment. Ekspertët tregojnë se si do të kryehet ky proces për çdo pacient.

Testet e antigenit, janë analiza të shpejta dhe të lehta për t’u përdorur dhe përngjan me testet e shtatzënisë. Tek analizat e antigjenit merret prova nga pështyma dhe virusi kërkohet me metodën e immunoassay-it fluoreshent (FIA). Por testi i antigenit duhet të bashkangjitet me testin PCR kur mjekët mund të kenë dyshime. Deri më tani është raportuar se këto teste arrijnë ndjeshmëri deri në 99 përqind.

Testet e antigenit duhet të bëhen patjetër vetëm nga mjekët dhe në qendrat shëndetësore.

Lexo më shumë  Qeveria miratoi Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve për vitet 2025-2027
YouTube player