BallinaLajme

Si do jetë moti ditën e fundit të vitit dhe në 1 Janar

Sinoptikanët thonë se dita e fundit për vitin 2020 do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, ku do të ketë mot të vranët dhe reshje shiu që në orët e para të ditës, me intensitet mesatar e deri të lartë në veriperëndim e jugperëndim të vendit.

Në orët e pasdites parashikohet gradualisht që reshjet e shiut do të humbasin intensitet e territor duke marrë karakter lokal.

Lexo më shumë  Drejtori Gërvalla: RTK po funksionon në mënyrë të pavarur më shumë se kurrë

Në lartësinë mbi 400 metra në veri-verilindje dhe lartësinë mbi 900 metra në juglindje reshjet e shiut do të konvertohen në reshje bore.

Dita e parë e viti 2021 parashikohet me mot mot me alternime vranësirash dhe kthjellime. Temperaturat pritet të pësojnë rënie të ndjeshme në vlerat e mëngjesit.

Era parashikohet të jetë kryesisht nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 12-18m/sek.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti udhëton për në Gjermani, do të marrë pjesë në konferencën e PES

Rruga Press

YouTube player