BotaKryesore

“Shumë befasuese”: Zelensky kritikon komentet e Macronit se “nuk do poshtërojmë Rusinë”

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të martën se ai “thjesht nuk mund të shohë parakushtet për t’i dhënë fund luftës”.

Në një intervistë të transmetuar në Financial Times, Zelensky tha se teksa “çdo luftë duhet të përfundojë në tryezën e bisedimeve”, pozicioni për “fitoren duhet të arrihet në fushën e betejës”.

Ai pranoi se “rikthimi i kufijve që ne kontrollonim para 24 shkurtit” – data e pushtimit masiv rus – mund të konsiderohet një “fitore serioze e përkohshme”. Por ai këmbënguli se ishte një “luftë për pavarësi”.

“Pavarësia për mendimin tim dhe për mendimin e shumicës së popullit tonë, është rifitimi i të gjithë territoreve tanë, rivendosja e të gjithë integritetit tonë territorial dhe sovranitetit të pacenueshëm të Ukrainës”, tha Zelensky.

“Ne tashmë kemi humbur shumë njerëz dhe s’mund të dorëzojmë territorin tonë,” tha ai.

Ai rezervoi kritika veçanërisht të ashpra për presidentin francez Emmanuel Macron lidhur me komentet e fundit që ai bëri se “ne nuk do ta poshtërojmë Rusinë”.

“Disa njerëz duan të jenë udhëheqës. Për të qenë një udhëhqeës nuk duhet ta konsideroni veten të tillë, por duhet të silleni si ushëheqës”, tha Zelensky. “Si mund të arrijmë një armëpushim në territorin e Ukrainës pa dëgjuar pozicionin e vendit dhe pa dëgjuar pozicionin e liderit të këtij vendi? Kjo është shumë, shumë befasuese.”

Lexo më shumë  “Paralizohet” Tirana/ Tension dhe përplasje, çfarë ndodhi gjatë protestës së opozitës

Në një telefonatë me presidentin rus Vladimir Putin më 28 maj, liderët e Francës dhe Gjermanisë “ripërsëritën kërkesën e tyre për armëpushim”.

Në një intervistë të botuar të shtunën, presidenti francez tha: “Ne nuk duhet ta poshtërojmë Rusinë, në mënyrë që ditën kur luftimet të ndalojnë, të mund të ndërtojmë një shteg daljeje përmes mjeteve diplomatike. Jam i bindur se roli i Francës është që të jetë një fuqi ndërmjetëse.”

“Ne nuk do të poshtërojmë askënd”, tha Zelensky. “Ne do të përgjigjemi në të njëjtën mënyrë.”

Zelensky tha se Macroni, si udhëheqës i negociatave të Formatit të Normandisë që ekzistonte përpara pushtimit të zgjeruar të Rusisë më 24 shkurt, “i kupton thellësisht të gjithë detajet, të gjithë detajet e të gjitha marrëveshjeve të bëra me Federatën Ruse dhe dështimin e Rusisë në të respektuarit e këtyre marrëveshjeve.”

Ai tha se ishte i përgatitur për negociata me Rusinë, por i vetmi person i aftë për të diskutuar për përfundimin e luftës ishte vetë Putini.

Lexo më shumë  Muja: Kontratat njëburimore janë përgjysmuar, propaganda e opozitës është e pabazë

“Çdo luftë duhet të përfundojë në tryezën e negociatave,” tha ai. “Kjo është saktësisht se si ka ndodhur në histori. Unë jam ende i palëkundur dhe i vendosur, dua apo nuk dua, jam gati për negociata të drejtpërdrejta me Presidentin Putin nëse jemi të gatshëm të diskutojmë seriozisht për t’i dhënë fund kësaj lufte.

Zelensky tha gjithashtu se bllokada ruse e porteve, e cila po pengon eksportet e grurit, “është një kërcënim me përmasa globale”.

“Ka vetëm një anë të këtij kërcënimi; kjo është Federata Ruse. Këtu nuk ka dialog. Ky është një kërcënim shumë konkret, i prekshëm për Azinë, Afrikën dhe disa vende në Evropë”, tha ai.

“Ne e kuptojmë se pasojat që vijojnë mund të jenë uria dhe emigrimi që do të prekë Evropën. Kështu që pasojat mund të jenë shumë të rënda,” tha ai. “Dhe të gjithë e dinë me të vërtetë se ne nuk do t’i lëmë anijet ruse në portet ukrainase, sepse ato na sulmojnë çdo ditë, dhe të gjithë e dinë se Ukraina është gati të eksportojë gjithçka që ka. Jemi gati për kushte normale civilizimi, por me terma të sigurisë”.

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *