Lajme

Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur


Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se me kërkesë të disa komunave dhe me propozimin e tyre, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të shtyjë datën për regjistrimin e popullësisë, deri më 24 maj 2024 në të gjithë territorin e Kosovës.

Përmes një njoftimi ASK ka theksuar se meqenëse mund të ketë individë, ekonomi familjare ose edhe ata që kanë refuzuar (për momentin), cilado që ka qenë arsyeja që nuk janë regjistruar më parë, me shtyrjen e datës së Regjistrimit deri më 24 Maj 2024, secilit iu është dhënë mundësia e regjistrimit.

“Regjistrimi mund të bëhet kur qytetarët kontaktojnë në 11 numrat e telefonit të dhënë më poshtë, ose mund të shkojnë në 7 zyrat rajonale të Agjencisë së Statistikave të Kosovës: Prishtinë (ASK), Mitrovicë (zyra e statistikës), Pejë (zyra e statistikës), Gjakovë (zyra e statistikës), Prizren (zyra e statistikës), Ferizaj (zyra e statistikës), dhe Gjilan (zyra e statistikës). Ndërsa, në katër komunat e Veriut, në objektet e komunave (ku do të jenë të hapura Zyret e Regjistrimit) nga ora 09:00-18:00”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Gërvalla: 7 qershori vulos në mënyrë të pakthyeshme ecjen përpara të Republikës së Kosovës!

ASK shton se gjatë periudhës 18-24 maj 2024, regjistrimi (intervistat) do të zhvillohen nga stafi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

Regjistrimi i Diasporës do të vazhdojë të bëhet përmes Platformës online eDiapsora (https://ediaspora.rks-gov.net/) deri më 31 gusht 2024.

“Ky është një rast që duhet shfrytëzuar nga të gjithë qytetarët që nuk janë regjistruar në kohë, sepse një mundësi e tillë shtesë nënkupton të jeni pjesë e Regjistrimit të Popullsisë (ReKOs2024) pasi është obligim ligjor”, thuhet në njoftim.

Numrat kontaktues për ReKos2024

1. Tel: (+383) 046 500-156 (REKOS2024)

Lexo më shumë  LVV-ja përsëri me numrin 116 në fletëvotim

2. Tel: (+383) 046 500-151 (REKOS2024)

3. Tel: (+383) 046 101-712 (REKOS2024)

4. Tel: (+383) 046 101-692 (REKOS2024)

5. Tel: (+383) 046 101-708 (REKOS2024)

6. Tel: (+383) 046 101-687 (REKOS2024)

7. Tel: (+383) 046 101-694 (REKOS2024)

8. Tel: (+383) 046 500-153 (REKOS2024)

9. Tel: (+383) 046 500-158 (REKOS2024)

10. Tel: (+383) 046 500-157 (REKOS2024)

11. Tel: (+383) 046 101 813 (REKOS2024) për komunikim në gjuhën serbe.

Rruga Press

YouTube player