Lajme

Shtyhet me 5 vite moratoriumi i gjuetisë, organizatat mjedisore e shohin me skepticizëm

Moratoriumi i gjuetisë do të vijojë edhe për 5 vite të tjera. Për organizatat që kanë në fokus mbrojtjen e kafshëve dhe shpendëve të egër, edhe kjo nismë nuk do të japë rezultate nëse nuk shoqërohet nga ndryshime ligjore.

Ndalimi i përkohshëm i gjuetisë, përveçse në zonat ku ka mbipopullim të kafshëve apo shpendëve të egër, do të vijojë edhe për 5 vite të tjera. Ky është moratoriumi i tretë pas atyre në vitet 2014-2016 dhe 2017-2021.

Lexo më shumë  Shqipëria në 2024 shiti më pak prodhime shqiptare në tregjet ndërkombëtare ndërsa nga ana tjetër bleu më shumë mallra të huaja. Bizneset në prag falimentimi

Po sa ka funksionuar deri tani kjo masë e kushtëzuar nga masakra mbi kafshët?

Për organizatat në mbrojtje të botës së egër, edhe ky moratorium i ri nuk do të zgjidhë situatën nëse nuk ka ndryshime rrënjësore ligjore.

Vijimi i gjuetisë së paligjshme në vend konfirmohet edhe nga të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Në harkun e 7 viteve të fundit, në vend u importuan 3126 armë gjahu dhe 252.859 fishekë, që sipas organizatave që kanë në fokus mbrojtjen e shpendëve dhe kafshëve të egra, u përdorën pikërisht për gjueti të paligjshme.

Lexo më shumë  Kurti takon ekipet e misioneve vëzhguese të zgjedhjeve, konstatohet se Kosova ka arritur të realizojë shumicën e rekomandimeve për zgjedhjet

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *