Lajme

Presidenti Meta i përgjigjet ministrit grek Dendias duke thënë se “Rama s’ka kërkuar autorizim”

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, të bërë pak ditë më parë në Tiranë, lidhur me çështjen e detit.

Në një konferencë për mediat nga Presidenca, Meta u shpreh se në vitin 2018 ka dhënë autorizimin e tij për plotfuqi të grupit negociator shqiptar, për të negociuar me palën greke në arritjen e një marrëveshjeje.

“Pas informacionit shtesë nga ministri i Jashtëm, Presidenti i Republikës autorizoi ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, të lëshojë plotëfuqinë për grupin negociator të Shqipërisë për negocimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Greqisë për kufizimin e zonave të tyre detare. Grupi negociator është pajisur me autorizim me plotëfuqi për të negociuar një marrëveshje”, u shpreh Kreu i Shtetit.

Lexo më shumë  Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Sipas Metës, nuk ka pasur asnjëherë kërkesë për autorizim nga kryeministri Edi Rama për këtë çështje, teksa shtoi se Kuvendi duhet të mbajë një qëndrim dhe të shprehet.

Dendias vizitoi Tiranën pak ditë më parë dhe në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministren e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka, tha se çështja e detit nuk është dërguar në Hagë, pasi Meta nuk ka dhënë autorizim.

Lexo më shumë  Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Dendias nënvizoi se kjo çështje do të zgjidhet me zgjedhjen e presidentit të ri pas disa muajsh.

Rreth dy vite më parë, Shqipëria dhe Greqia vendosën t’i drejtohen drejtësisë ndërkombëtare për të zgjidhur çështjen e kufirit detar mes dy vendeve në bazë të ekspertizës dhe të të drejtës ndërkombëtare të detit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *