Shtyhet dokumentari i Princit Harry me Oprah Winfrey

Seritë e Princit Harry dhe Oprah Winfrey në kanalin e Apple TV1+ janë shtyrë.
Të dy ishin bashkuar për një sërë serish në një dokumentar për shëndetin mendor që supozohej të lansoheshin vitin e kaluar, tani nuk pritet të lëshohen të paktën deri në pranverën e vitit 2021.
Burime i thanë The Sun se kufizimet për shkak të COVID-19, dalja e princit Harry nga familja mbretërore dhe shkuarja e tij në SHBA e kanë ngadalësuar punën për lansimin e serive.
Harry kishte deklaruar se dokumentari do të tregojë për personat që kanë luftuar për të dalë nga errësira dhe depresioni, si dhe për mundësinë e të kuptuarit se si mund të ndihen më mirë.