BallinaBota

Shtrohet në spital nga koronavirusi gazetari Larry King

Gazetari i famshëm amerikan Larry King është shtruar në spital për më shumë se një javë për shkak të koronavirusit. Lajmi konfirmohet nga një burim i familjes së tij, raporton CNN.

87-vjeçari  King është shtruar në Qendrën Mjekësore Cedars Sinai në Los Angeles dhe tre fëmijët e tij, për shkak të kufizimeve të rrepta të vendosura nga institucioni, nuk kanë mundur ta vizitojnë.

Lexo më shumë  Rritet në 34.488 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Gazetari King, fytyra historike e CNN vuan nga diabeti, në të kaluarën ai kishte probleme serioze në zemër dhe në vitin 2017 u operua nga kanceri i mushkërive. Këtë vit ai humbi dy fëmijë, Andy dhe Chaia, në pak më shumë se tre javë. I pari vdiq nga një atak në zemër më 28 korrik, ndërsa i dyti vdiq në 20 gusht nga kanceri i mushkërive.

King ka mbajtur për 25 vjet talk shoë-n “Larry King Live në CNN” nga 1985 në 2010 dhe aktualisht drejton programin Larry King Tani në Hulu dhe RT America, si dhe “Politicking ëith Larry King” në të njëjtat kanale në internet.

Rruga Press

YouTube player