Lajme

Shtrenjtohet sërish nafta, sa do të shkojë deri në 25 mars

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 233 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 227 lekë/litër.
✅ Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 të jetë 218 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 208 lekë/litër.
✅. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 93 lekë/litri me pakicë për automjetet, duke mbetur i pandryshueshëm.

📈 Këto çmime reflektojnë rritjen në bursë të naftës dhe benzinës, ku me konkretisht:
nga data 16- 22 mars çmimi i naftës u rrit me 231 usd/ton dhe i benzinës me 113 usd/ton për të njëjtën periudhë.

Lexo më shumë  "Krijues të grupit kriminal!" SPAK pranon propozimin e GJKKO-së, rikualifikohet akuza për Beqajn, Rrapajn dhe Rrjepajn

🗓. Çmimet e caktuara nga Bordi do të jenë të vlefshme për periudhën 23-25 mars 2022, pas kësaj bordi do të mblidhet të premten datë 25 Mars 2022, për të bërë me dije pasqyrimin e çmimeve të shitjes.

⚠️. Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Lexo më shumë  Përurohet aparatura moderne për fertilizimin e asistuar në QKUK

🚫. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në Aktin Nortmativ.

🛢. Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursës, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *