Lajme

Shtrenjtohet nafta, pikat e shitjeve abuzojnë me çmime të ndryshme të naftës

Këtë fundjavë nafta kapi shifra rekord. Një litër ka shkuar ne 235 lekë. Megjithatë rritja e çmimit e caktuar nga Bordi i Transparencës nuk është reflektuar në të gjitha pikat e Tiranës. Qytetaret kërkojnë karburantet me te lira e bëjnë thirrje për ndërhyrje pasi nuk e përballojnë dot.

Tirane- Çmimi i naftës ka pësuar sërish rritje në të gjitha pikat e tregtimit këtë fundjave. Gjatë një vëzhgimi që kreu Ora News, vihet re se pavarësisht rritjes, karburantet nuk kishin një çmim të njëjtë, nga një pike karburanti në tjetrën.

Përshembull sot një litër naftë e gjeje me 208, 234, 235 lekë për litër. 

E njëjta gjë dhe me benzinën. Ka karburante ku një litër benzinë tregtohej me 208 lekë e në disa të tjera me 211 lekë për litër. Sakaq edhe gazin në disa pika e gjen me 104 lekë për litër e në disa të tjera me 112 lekë.

Lexo më shumë  Këlliçi: Të arrestohet banditi Veliaj, ka vjedhur 132 mln euro me inceneratorin e Tiranës

Sipas Bordit të Transparencës çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, është i detyruar të zbatojë vendimet e tij në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë ndërsa ende nuk dihet se cilat do të jenë masat që organet ligj-zbatuese do të marrin për operatorët që kanë shkelur ligjin duke mos respektuar çmimet e vendosura.

Rritja e çmimit të hidrokarbureve është e papërballueshme për qytetarët të cilët kërkojnë masa të menjëhershme për të ndaluar shtrenjtimin.

” Ulja e çmimit kjo është thirrja ime” thotë një qytetar.

Lexo më shumë  Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

” Nuk e përballojmë, zori na bën” 

” Kam tre biznese dhe nuk e përballoj, nuk i hodha dot naftës makinës, i hodha 10 mijë lekë 4 litra, vaj ulliri është”  thonë qytetarë të tjerë

Gjatë muajit mars ku çmimi i naftës arriti kulmin qytetarët u ngritën në protesta ku kërkuan marrjen e masave për të mos lejuar abuzimet me çmimet./ora/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *