Lajme

Shtrenjtohen festat, rriten sërish çmimet e produkteve të shportës

Sipas Agjensisë për Mbrojtjen e Konsumatorit nga gushti në nëntor çmimet baze të shportës u rritën me 38.3%. Edhe te moshuarit me një pension të mirë shprehen se me vështirësi ia dalin deri në fund të muajit.

Në krahasim me 31 gushtin 2021 në muajt tetor-nëntor 2021, çmimet mesatarisht sipas Agjensisë për Mbrojtjen e Konsumatorit kanë pësuar rritje me rreth 38.3%.

Lexo më shumë  Kurti uron Von der Leyen: Mezi presim të punojmë së bashku për ta çuar Kosovën drejt anëtarësimit

Rritja e çmimeve ka prekur të gjithë qytetarët. Më të vështirë e kanë shtresat me të ardhura të pakta.

“Çdo ditë ndjehet, sidomos për pensionistë. Jam dalim dhe nuk dimë çfarë të marrim.”

Edhe te moshuarit me një pension të mirë shprehen se mezi ja dalin deri në fund të muajit.

“400 mijë dhe prapë nuk dalin. Është tmerr. Ata nuk jetojnë, zvarriten”.

Hedhin dyshime me abuzimet në treg. Po institucionet shtetërore kontrollore a po e kryejnë funksionin e tyre?

Lexo më shumë  27 vjet nga dalja publike e UÇK-së në skenë

“Limonin këtu e gjen me 800, 200 metra më tutje me 1300-1500”.

Rritja e çmimeve thonë qytetarët duhet të jetë në propocion me pagat dhe pensionet.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *