BotaKryesore

Shtohen dy nënshkrues të rinj në deklaratën që bën thirrje për “integritet territorial” të Ukrainës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur të mërkurën se dy nënshkrues të rinj janë shtuar në deklaratën që bën thirrje që “integriteti territorial” i Ukrainës të jetë baza për çdo marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund luftës dyvjeçare të Rusisë.

Të dielën, rreth 80 vende nënshkruan dokumentin në një konferencë të paqes në Zvicër, e cila duke u bazuar në Kartën e OKB-së thotë se “respektimi për integritetin territorial dhe sovranitetin … mund dhe do të shërbejë si bazë për arritjen e një paqeje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë”, raporton AP.

Lexo më shumë  Kurti takoi përfaqësuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës: Përgatitjet për Paris 2024 janë gati

Kjo për presidentin rus, Vladimir Putin po cilësohet si diçka që nuk mund të funksionojë. Putini dëshiron që Ukraina të lëshojë më shumë territor dhe të largohet nga shpresat e saj për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s.

Zelensky ka deklaruar të mërkurën se Organizata e Shteteve Amerikane së bashku me Antigua dhe Barbuda e kanë nënshkruar po ashtu dokumentin. 

Lexo më shumë  Imazhe satelitore që tregojnë dëmet e shkaktuara në “fushat e naftës” në Jemen – pas sulmeve ajrore izraelite

Rruga Press

YouTube player