BallinaLajme

Shtohen 2 zona zgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar vendimin për vendosjen e dy qendrave të reja të votimit në Fier e në Berat, për shkak të tejkalimit të numrit të votuesve në mbi 80 mijë persona. Tashmë numërohen 92 qendra votimi, nga 90 që kanë qenë më herët. Ky vendim është marrë këtë të hënë, për shkak se numri i zgjedhësve e kalon atë të përcaktuar nga Kodi Zgjedhor.

Lexo më shumë  Varfëria, Shqipëria ka koston më të lartë në Evropë për dietën ushqimore

“Janë 50 bashki që kanë më pak se 80 mijë shtetas me të drejtë vote, janë 9 bashki që kanë më shumë se 80 mijë zgjedhës por në këto bashki ekziston ndarja e zonave të administrimit zgjedhor, për bashkinë Berat dhe Fier rezulton më shumë se 80 mijë dhe propozojmë që për këto dy bashki të bëhet ndarja në dy zona të administrimit të zgjedhjeve sipas kritereve që ligji i ka përcaktuar” , tha kryekomisioneri Ilirjan Celibashi.

Lexo më shumë  Kurti fton qytetarët të shfrytëzojnë javën e fundit për regjistrim: Nuk është vetëm evidentim për statistika
YouTube player