KryesoreLajme

Shteti privat i Ramës/ I riu arrestohet dhunshëm për parkim të gabuar (VIDEO)

Një ngjarje shqetësuese është regjistruar pak minuta më parë në zonën e Brrylit në Tiranë, ku një i ri është arrestuar me dhunë nga efektivët e Policisë së Shtetit, pasi dyshohet se kishte parkuar gabim.

Sipas informacionit të siguruar ekskluzivisht nga redaksia jonë, i riu ka nxjerrë telefonin dhe ka nisur të filmojë ndërhyrjen ndaj tij. Ky veprim duket se ka acaruar një nga efektivët, i cili ka ndërhyrë menjëherë duke ia marrë telefonin nga dora me forcë.

Lexo më shumë  Sveçla inkurajon gratë dhe vajzat që të aplikojnë për gradën rreshter

Pamjet tregojnë të riun teksa proteston me zë të lartë: “Më ke marrë telefonin, ma jep telefonin!”.

Dëshmitarë në vendngjarje tregojnë se gjithçka ndodhi brenda pak çastesh dhe se ndërhyrja e policisë u shoqërua me agresivitet të tepruar, duke shkaktuar tension mes kalimtarëve.

Ngjarja ngre shqetësime serioze për mënyrën si po ushtrohet forca nga strukturat e rendit, sidomos kur qytetarët përpiqen të dokumentojnë sjelljen e tyre përmes telefonave. Në vijim po publikojmë mesazhin e plotë të ardhur në redaksine e Jeta Osh Qef.

Lexo më shumë  Ushtria amerikane publikon pamje nga stërvitjet e KFOR-it në Kosovë, u bë rotacioni i 36-të në “Bondsteel”

“Përshëndetje JOQ, për parkim të gabuar arrestojnë shoferin. Djali po e filmonte, polici i mori telefonin nga dora. Djali bërtiste: ‘Më ke marrë telefonin, ma jep telefonin’. ‘Jam punonjës i shtetit’, i thotë kur e shtrin. Para 10 min tek Brryli, Tiranë.”

Rruga Press

YouTube player