Opinion/Aktualitet

Shteti privat

Shkruan Klodian Tomorri

Drejtoria e Pergjithshme e Sherbimeve te Transportit Rrugor lidhi kontraten per te ndertuar seline e re. Sipas kontrates, godina do te kete 6105 metra katrore siperfaqe ndertimi dhe do te kushtoje 6.8 milione euro. Mestarisht 1120 euro per meter katrore ndertim. 

Por nese perfshihet dhe TVSH per ta vene ne baza te njejta krahasimi me tregun privat, kostoja shkon 8.2 milione euro. Pra rreth 1350 euro per meter katrore. Pa asnje shpenzim per token sepse trualli eshte i shtetit. 

Cfare do te ndodhte ne Tirane, nese ndertuesit private do te ndertonin me te njejtat kosto si DPSHTRR?

Duke qene se ndertuesi privat i jep gati gjysmen e siperfaqes ndertimore pronarit te tokes, me shifrat e godines se DPSHTRR, kostoja e ndertimit ne Astir duhet te dilte minimalisht 2700 euro per meter katrore. Ndersa cmimi i shitjes duhet te fillonte nga 3 mije euro metri.

Keto jane llogarite e thjeshta, qe tregojne se shteti ka nje problem shume te madh. Po menaxhohet si ciflig privat. Shikoni vetem bilancet e kompanive publike.

Bilanci i fundit i KESH i publikuar eshte ai i vitit 2020.

Bilanci i fundit i OSHEE-s i publikuar eshte ai i vitit 2019.

Tani bilancet kane filluar te mos i publikojne ne kohe edhe Albcontrol, Albpetrol bashke me soj e sorrollop. Kurse bilancin e DPSHTRR nuk e ka pare ndokush ndonjehere jashte kazanit te pushtetit. Te gjitha kompani ose institucione publike jashte buxhetit, qe menaxhohen si prona private. Terr gjithandej.

Dhe ne keta rast natyrshem lindin disa pyetje.

Sa para fiton ne vit Drejtoria e Sherbimeve te Transportit Rrugor, qe ka luksin dhe nderton me 1350 euro per meter katrore ne token e saj?

Sa para fiton DPSHTRR, qe i del te ndertoje dhe autopark dhjetra milione euro ne Elbasan?

Sa para fiton DPSHTRR, qe ka ndertuar dhe rindertuar me dhjetra godina per drejtorite rajonale neper te gjithe Shqiperine? Madje ka shpenzuar para edhe per te ndertuar dhe rindertuar qendrat e kontrollit teknik, te cilat duhet t’i kishte ndertuar koncesionari qe iku, sipas marreveshjes koncesionare. Por SGS u tolerua, te merrte fitimet dhe te mos i ndertonte qendrat perkundrejt nje pagese modeste. 

Dhe ne fund fare, nese DPSHTRR fiton kaq shume para sa qe ka mundesi te kontraktoje Boerin per t’i projektuar godinen dhe te paguaje 7 milione euro per ta ndertuar ate, a mos eshte me mire qe te ulen tarifat e sherbimeve per qytetaret? Sepse godinat, edhe nese jane te domosdoshme, mund te ndertohen edhe me me pak para, pa qene nevoja te kene kosto fasade 400 euro per meter katrore per te realizuar fantazite e Boerit dhe shokeve te Fuges. 

Ky eshte shteti privat. 

Rruga Press

YouTube player