KryesoreLajme

“Shteti nuk zëvendësohet me spektakël”/ Koçeku: 4 milionë eurot e stadiumit njëpërdorimësh duhet të investoheshin në parandalimin e zjarreve

Deputetja Marjana Koçeku, e cila prej disa javësh ka braktisur Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, në një reagim në rrjetet sociale është shprehur kundër dhënies nga qeveria të 4 milionë eurove për koncertin e Kanye West.

Deputetja deklaron se 4 milionë eurot që u përdorën për një stadium njëpërdorimësh duhet të investohen për parandalimin e zjarreve dhe forcimin e kapaciteteve të emergjencave.

Lexo më shumë  Ligji për Specialen, Kurti: Presim që javën e ardhshme ekspertët ta sjellin draftin e parë

Po ashtu Koçeku shprehet se shteti nuk zëvendësohet me spektakël.

“Vjet vendi ynë kaloi një katastrofë zjarresh. E kam pa nga afër dëmtimin e jashtëzakonshëm që iu ba natyrës. Këtë vit pritet që situata të jetë edhe ma alarmante për shkak të temperaturave të larta.

4 milionë eurot e nji stadiumi njipërdorimsh do të duhej të ishin investu në parandalimin e zjarreve, në mbështetjen e banorëve dhe në forcimin e kapaciteteve të emergjencave.

Lexo më shumë  Ekonomia shqiptare me rritjen më të ulët në rajon, pa rolin e taksave dhe administratës publike

Shteti dhe llogaridhania nuk zëvendësohen me spektakël.

Humbja e natyrës asht humbje e Shqipnis”, shkruan ajo.

Rruga Press

YouTube player