KryesoreOpinion/Aktualitet

Shteti nuk jep paga të prapambetura për kohën e grevës

Shkruan Enis Sulstarova

Sindikalizmi është solidaritet i punëtoreve me njëri-tjetrin. Pjesë e solidaritetit është edhe kuota që secili paguan nga paga e vet për sindikatën, e cila shpenzohet për nevojat që një pjesë e punëtorëve mund të kenë në një rast të caktuar, si p.sh. urgjencë shëndetësore etj. Prej kuotave paguhen edhe punëtorët që hyjnë në grevë. Prandaj grevat më të shpeshta janë të lokalizuara, në menyrë që kontributet e te gjithëve të mbulojnë pagat e grevistëve për kohëzgjatjen e grevës.

Greva e përgjithshme e një sektori të tërë, siç është ai arsimor në rastin e Kosovës, është një lloj basti me durimin e punëdhënësit, këtë rast shteti dhe durimin e atyre që u mungon malli apo shërbimi i munguar, këtë rast nxënësit dhe familjet e tyre.

Lexo më shumë  Kur do ketë Tirana guximin t’i kujtojë Athinës gjenocidin grek në Shqipëri në 1914?

Të gjithë në grevë nuk kanë mundësi të paguajnë kuota solidariteti, prandaj sindikatat në përgjithësi ose paguajnë një pagë minimale për secilin grevist, prej parave te grumbulluara prej vitesh kontribut nga anëtaret, ose negociojnë me punëdhënësin që greva të përfundojë para se grevistët të thyhen.

Tani, në këtë rast, kur në krye të grevistëve janë persona të pasur me lidhje politike që e instrumentalizojnë grevën, dhe ku nuk dihet a ka një fond të sindikatës për një mbështetje minimale, grevistët futen në një rrugë pa krye, sepse kërkesat e tyre mbahen të paarsyeshme, arsimtarët mbeten pa rroga, nderkohë që kanë detyrime mujore për të paguar (qira, kredi etj.), durimi i nxënësve dhe familjeve shteron dhe në fund humbasin të gjithë.

Lexo më shumë  Pesë xhudistë e përfaqësojnë Kosovën në Evropianin e Xhudos në Zagreb

Shteti nuk jep paga të prapambetura për kohën e grevës, sepse i bie qe t’i marrë paratë nga taksat e qytetarëve, nderkohe që këta nuk e kanë marrë shërbimin arsimor.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *