Opinion/Aktualitet

Shtetet e Quint-it të mos harrojn edhe Krahinën Shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë

Nga Refik Hasani

Asnjëherë shtetet e Quint-it  nuk i kan kërkuar me ngulm dhe nuk i kan bërë presion Serbisë  pas përfundimit të luftës së  UÇPMB-së dhe Marrëveshjes së Konçulit, që Serbia  të kthej Lapidarin e UÇPMB-së në Preshevë dhe të vendoset Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Bujanocit.

Asnjëherë shtetet e Quint-it nuk i kan kërkuar me ngulm dhe nuk i kan bërë presion Serbisë  pas përfundimit të luftës së  UÇPMB-së dhe Marrëveshjes së Konçulit, pasi që shqiptarët në Republikën e Serbisë janë të diskriminuar, pasi po na pasivizohen adresat dhe po ndodh një pastrim etnik – një dëbimi dhe diskriminim, pasi kjo Krahinë është Rajoni më  i prapambetur në gjithë Evropën. 

Lexo më shumë  Kurti: BE-ja t’i heqë masat, Kosova e gatshme t’i hapë negociatat drejtë anëtarësimit

Asnjëherë shtetet e Quint-it nuk i kan kërkuar me ngulm dhe nuk i kan bërë presion Serbisë pas përfundimit të luftës së  UÇPMB-së dhe Marrëveshjë së Konçulit, pasi që shqiptarëve në Republikën e Serbisë u mungon Universiteti në gjuhën Shqipe, rregullimi me ligj për përdorimin e simbolit tonë kombëtarë shqiptarë, Flamurit, dhe përfaqësimi në instanca dhe mekanizma të nivelit lokal dhe qendror. 

Asnjëherë shtetet e Quint-it  nuk i kan kërkuar me ngulm dhe nuk i kan bërë presion Serbisë pas hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë  në qershor të vitit 1999, të zbardhin dëbimin dhe gjenocidin e kryer ndaj shqiptarëve në Beograd, Nish Leskoc, Vranjë, Prokuple e Kurshumli dhe për kthimin e pronave përmes një komisioni ashtu si parashef Kongresi i Berlinit, Konferenca e Londrës etj.

Lexo më shumë  OBSH: Shqipëria ka numrin më të ulët të mjekëve për banorë në Evropë

Asnjëherë shtetet e Quint-it nuk i kan kërkuar me ngulm dhe nuk i kan bërë presion Serbisë pas përfundimit të luftës së UÇPMB-së dhe Marrëveshjë së Konçulit, pasi që shqiptarët në Republikën e Serbisë sivjet kan jubileun tri dekada nga Referendumi i datës 1 e 2 Mars 1992-1 e 2 Mars 2022, që të dalin në mbrojtje të vullnetit plebishitar të kësaj Krahine sepse BE-ja promovon vullnetin e shumicës prandaj shtetet e Quint-it, do të duhej  të mos  mbështesin me dy standarde. Në këtë rast mbështetën serbët në Kosovë, por po harrojn shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, të cilët në vitin 1992 kan mbajtur dhe organizuar Referendum.

Rruga Press

YouTube player