Bota

Shtetet e Bashkuara fillojnë sulmet ajrore në Irak, kundër militantëve të mbështetur nga Irani

Shtetet e Bashkuara kanë filluar sulmet ajrore mbi militantët që i mbështeti Irani në Irak.

Sulmet ishin si një kundërpërgjigje për raketat balistike të shkrepura mbi bazën ajrore Al-Asad, ku si pasojë katër anëtarë të personelit ushtarak amerikan pësuan lëndime.

“Sot me urdhër të presidentit Biden, ushtria amerikane kreu sulmet e domosdoshme dhe proporcionale mbi tre objekte që i përdorin militantët e Hezbollahut që mbështeten nga Irani dhe grupe tjera të lidhura me Iranin në Irak”, thuhet në kumtesën e zyrës së Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin.

Lexo më shumë  PowerChina, qindra miliona euro nga projektet strategjike në Serbi, pa tenderë publikë

“Këto goditje precize janë përgjigje direkte mbi serinë e sulmeve mbi personelin amerikan në Irak dhe Siri, nga ana e militantëve që sponsorohen nga Irani”, tha Austin.

Sulmet po ndodhin disa orë pasi që Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, për herë të dytë këtë muaj bombarduan pozicionet e Huthi në Jemen.

YouTube player

Lexo më shumë  Ushtria britanike prezanton helikopterin e parë pa pilot