KryesoreLajme

Mbledhja e qeverisë, Kurti deklaron prioritet për vitin 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë ka deklaruar prioritetet e Kosovws pwr 2024-n. Kurti ka përmendur prioritet e secilës ministri.

Për Ministrinë e Financave ka thënë se prioritet është vazhdimi i reformës pensionale, procesi i fiskalizimit si dhe reforma në prokurim publik.

Për Ministrinë e Industrisë dhe Ndërmarrësisë ka thënë se prioritet është përmirësimi i ambientit për të bërë biznes. Po ashtu edhe transformimi digjital.

Ai ka folur edhe synimet në fushën e energjisë, që janë lansimi i ankandit të energjisë me erë për kapacitet deri 150 mW dy lote nga 75 mW. E po ashtu ka thënë se vëmendje të veçantë do të kenë investimi në Trepçë.

Ndërkohë në drejtësi ka thënë se vettingu po merr formë dhe po bëhet i domosdoshëm çdo ditë.

Po ashtu ka thënë se do të vazhdojë lufta kundër korrupsionit e po ashtu prioritet do të jetë adresimi i krimeve të kryera gjatë luftës.

Një prioritet i MD-së, Kurti ka thënë es do të jetë edhe adresimi i dhunës në familje.

Për Ministrinë e Mbrojtjes ka thënë se është rritur numri i ushtarëve dhe buxheti si dhe janë blerë pajisje ushtarake, përfshirë dronë Bayraktar. Ai ka thënë se do të vazhdojnë investimet në fushën e mbrojtjes, ndërsa përmendi edhe aprovimin nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së për blerjen e sistemit anti-tank Javelin.

Lexo më shumë  Gjendet armatim në Veri, Sveçla dhe drejtori i Policës mbajnë konferencë të jashtëzakonshme

Për Ministrinë e Brendshme ka thënë se prioritet është përmirësimi i infrastrukturës dhe shtimi i kapaciteteve njerëzore.

Kurti ka thënë po ashtu sa i përket Ministrisë së Bujqësisë këtë vit do të fillojë projekti i agroturizmit.

Në sport ai ka thënë se këtë vit do të kenë prioritet stadiumet e futbollit në qendra kryesore e nisja e procedurës për stadium nacional.

E në kulturë ka thënë se do të nisë këtë vit rinovimi i ndërtesave të Teatrit Kombëtar, Bibiloketës Kombëtare, Muzeu Kombëtar dhe Galeria Kombëtare.

Për politikën e jashtme Kurti ka thënë se prioritet sivjet do të jetë anëtarësimi në Këshillin e Evropës. Po ashtu ka thënë se do të vazhdojë blerja e ndërtesave për misione diplomatike e po ashtu do të rekrutohen diplomatë të rinj.

“Viti 2024 ka filluar si më mirë, pas hyrjes në fuqi të liberalizimit, njohjes së pasaportave nga Spanja dhe dekretit për hapjen e Misionit të posaçëm të Kosovës në Selinë e Shenjtë të Vatikanit, dje morëm njoftimin zyrtar se nga 22 shkurti qytetarët tanë do të udhëtojnë pa viza në Emirate të Bashkuara Arabe. Kjo forcon subjektiviteti tonë ndërkombëtar, që është prioritet i yni”, tha Kurti.

Lexo më shumë  Marrëdhëniet Kosovë-Mali i Zi, Konjufca takon zëvendëskryeministrin Gjeloshaj

Për Ministri të Arsimit, Kurti ka thënë se këtë vit do të jetë fokusi në rritjen e përfshirjes dhe qasjes së barabartë në edukimin në fëmijëri të hershme. Furnizimi me pajisje teknologjike e digjitalizimi në arsim parauniversitar, si dhe ngritja e cilësisë së arsimit parauniversitar, përmes konsolidimit të mekanizmave për sigurim të cilësisë, instrumenteve matëse dhe rritjes së numrit të inspektorëve. Po ashtu ka thënë se prioritet do të jetë ndërlidhja e arsimit me tregun e punës.

Për infrastrukturën rrugore, Kurti ka thënë se këtë vit do të përfundohen disa investime të vjetra e do të nisin disa të reja.

YouTube player