Lajme

Shtetasi i Serbisë po transportonte 100 kilogramë “Caffeine Anhydrous”, ndalohet në Jarinjë

Dogana dhe Policia e Kosovës në PKK-Jarinje, në hyrje të Republikës së Kosovës, gjatë kontrollit të specializuar kanë hasur në maunën e cila po transportonte mallra për Kosovë, gjersa ngasësi i atij automjeti, qytetar i Serbisë kishte të fshehura mallra në kabinën e vozitësit.

Malli “Caffeine Anhydrous” në formë pluhuri ishte në 5 pako nga 20 kilogramë, në total 100 kilogramë që kishte origjinë nga Kina.

Në njoftimin e Doganës së Kosovës bëhet e ditur se rasti në fjalë është duke u trajtuar nga Sektorët relevant mbi destinimin dhe përdorimin final të preparatit kimik.

Lexo më shumë  Me 81 vota pro, miratohet në parim projektligji për Byronë shtetërore për konfiskim të pasurisë

Ndryshe, “Caffeine Anhydrous” është një formë e përpunuar e kafeinës, që kohët e fundit është bërë i njohur për humbje peshe dhe përmirësim të performancës atletike.

Dogana e Kosovës dhe Policia po ashtu ka hasur në maunën që ngasësi, qytetar i Serbisë kishte të fshehura mallra në hapësirën e maunës e cila është e destinuar për vendosje të paletave.

Aty janë gjetur atlete për të rritur “Adidas Yeezy “ 25 palë dhe atlete për të rritur “New Balance 550 “ – 50 palë.

Lexo më shumë  Shefi i mbrojtjes i BE-së bën thirrje për një pakt mbrojtjeje

“Maunat janë dërguar nën përcjelljen e stafit doganor dhe policor në terminalin doganor në Mitrovicë për kontroll të detajuar, deri sa malli i padeklaruar apo kontrabandë është konfiskuar nga Dogana e Kosovës.

Njësit relevante të Doganës së Kosovës janë duke e trajtuar rastin si kontrabandë të mallrave, konform Kodit Doganor dhe të Akcizave.

Rruga Press

YouTube player