Lajme

Shtëpitë në Tiranë 20% më shtrenjtë

Rritja e normës së interesit prej Bankës Qendrore ka sjellë edhe një shtrenjtim të interesave të kredive.

Një efekt i tillë duket se do të sjellë ndikim edhe në blerjen e apartamenteve të reja në Shqipëri, kryesisht për familjet që për fonde u drejtohen institucioneve financiare të nivelit të dytë.

Eksperti imobilar, Ervin Demirxhiu, thotë se kjo ulje e blerësve mund të ndikohet edhe nga rritja e kostove për ndërtimet.

“Kjo do ndikojë drejtëpdrejtë në mundësinë e blerjes. Nëse atë mundësi e kishin 10 persona dhe tani do ta kenë 7 apo 5, detyrimisht do të bjerë mundësia e blerjes. Sa i takon rritjes së kostove të ndërtimit ato ndikojnë drejtëpdrejtë në çmim”.

Megjithatë ekspertët deklarojnë se nuk presin ndryshim të kërkesave edhe pse çmimet do të jenë më të larta, ku në 2022 shtrenjtimi shkoi në 20 përqind.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Që të kontribuojmë edhe më shumë, duhet të jemi pjesë e BE-së

“Ky vit ka qenë me goxha rritje për faktorët e kostos. Blerja patjetër mbi 15-20, në varësi të zonave”.

Në kryeqytet rritje e kërkesës është shënuar edhe për qiratë, kjo sidomos në zonat ku janë vendosur universitetet.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

YouTube player

Rruga Press

Lexo më shumë  Sveçla kërkon të sillen para drejtësisë përgjegjësit për plagosjen e policit në Zllakuqan
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *