Bota

Shtëpia e Bardhë mohon se Biden i ofroi Putinit moratorium për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Një zyrtar i lartë i administratës amerikane ka thënë se presidenti amerikan Joe Biden, nuk i ka ofruar moratorium presidentit rus Vladimir Putin, sa i përket anëtarësimit të Ukrainës në NATO.

Siç raporton CNN, nuk ka ndryshim qëndrimesh në këndvështrimin amerikan për anëtarësim në NATO, dhe se mbetet e përkushtuar dhe ka dyert e hapura për aleatë.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Biden ka deklaruar qartë muajin e kaluar, se nuk pritet që Ukraina t’i bashkohet NATO-s në një të ardhme të afërt.

Sot në Këshillin e Sigurimit, presidenti rus Vladimir Putin kishte pretenduar se Biden i kishte dhënë garanci se Ukraina nuk do të pranohet së shpejti në NATO, dhe se anëtarësimit i mundshëm mund të jetë subkejt i një moratoriumi.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

“Kolegët amerikanë më kanë siguruar se Ukraina nuk do të pranohet në NATO. Madje një farë lloj moratoriumi është i mundur”, pati deklaruar Putin.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *