Bota

Shtëpia e Bardhë: Izraeli s’është përgjegjës për sulmin në spitalin e Gazës

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Adrienne Watson, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk besojnë se Izraeli është përgjegjës për shpërthimin në spitalin e Gazës të martën.

Ajo ka thënë se SHBA-ja bazohet në të dhënat aktuale dhe se vazhdon të mbledhë informacione mbi ngjarjen.

“Derisa vazhdojmë të mbledhim informacione, vlerësimi jonë aktual, bazuar në analiza të imazheve dhe informacione nga burime, është se Izraeli nuk është përgjegjës për shpërthimin në spitalin e Gazës”, ka shkruar ajo.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Shpërthimi ka lënë mbi 500 të vdekur të martën, ndërsa Palestina dhe Izraeli e kanë fajësuar njëra tjetrën për sulmin.

Rruga Press

YouTube player