Bota

Shtëpia e Bardhë e prerë: SHBA nuk ishte e përfshirë në rebelimin e Wagner në Rusi

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se SHBA nuk ishte e përfshirë në rebelimin e Wagner në Rusi.

Mesazhi i prerë vjen pasi ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, tha se shërbimet speciale të vendit po hetojnë nëse shërbimet e inteligjencës perëndimore ishin të përfshira në ngjarjet që shpalosën këtë fundjavë.

“Shtetet e Bashkuara nuk u përfshinë dhe nuk do të përfshihen në këtë situatë. Kjo ishte një çështje e brendshme ruse”- tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Adam Hodge.

Lexo më shumë  Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë më të madhe të naftës në Rusi, pasi përshkuan afro 3.000 kilometra

Më herët të hënën, Lavrov i tha Russia Today se megjithëse departamenti i tij nuk ishte i përfshirë në mbledhjen e provave të aktiviteteve të paligjshme, shërbimet ruse po shikonin mundësitë për ndërhyrjen e huaj.

I pyetur “a keni prova që as Ukraina dhe as Perëndimi nuk ishin të përfshirë në kryengritje?”, Lavrov u përgjigj: “Unë jam duke punuar në një departament që nuk është i angazhuar në mbledhjen e provave për veprime të kryera të paligjshme. Por ne kemi shërbime të tilla dhe ju siguroj, ata tashmë po e shqyrtojnë këtë.”

Lexo më shumë  Hungaria pritet të marrë pothuajse 10 miliardë euro të bllokuara nga BE-ja gjatë viteve të Orbanit në pushtet

Lavrov tha gjithashtu se ambasadori i SHBA në Rusi sinjalizoi se SHBA-ja nuk kishte “asgjë të bënte” me ngjarjet e kësaj fundjave.

Rruga Press

YouTube player